0030 210 33 18 483

Parrullat raciste në ndeshjen ndaj Armenisë UEFA gjobit me 50 mijë euro FSHFnë

30 Maj 2015

Komisioni i Disiplines së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 50 mijë euro për ndeshjen Shqipëri - Armeni, e luajtur në datën 29 mars 2015 në stadiumin” Elbasan Arena”. Gjoba vjen pas parrullave raciste të tifozëve tanë si dhe hedhjes së flakadanëve në fushë. FSHF pas kësaj gjobe i kërkon sa më shumë mirëkuptim të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar të pranishëm dhe jo vetëm në stadiume, që të sensibilizohen dhe të mos kryejnë në të ardhmen të tilla akte, të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe financat. “Këto shuma të mëdha gjobash mund t’i shfrytëzojmë shumë mirë në infrastrukturën sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive”, thekson FSHF. FSHF kërkon më shumë përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe më shumë dashamirësi për të ndihmuar ekipin tonë kombëtar për një përfaqësim sa më dinjitoz.

Ndaje me miqte