Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhje
26 Maj 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), miratoi të premten me 7 vota vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Për këtë proces, KQZ regjistroi gjithashtu dhe Partinë Republikane, e cila vendosi të konkurojë e vetme në garën për zgjedhjen e parlamentit të ri.
Gjithashtu, KQZ regjistroi sot Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim si subjekte zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë, qe po ashtu mbahen me 25 qershor.
Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje, rezultat i marreveshjes PS-PD te 18 majit.
Ndaje me miqte