0030 210 33 18 483

Pas akteve terroriste rriten masat e sigurisë në Athinë

TRIBUNA 21 Dhjetor 2016

Autoritetet greke kanë rritur masat e sigurisë në vend, pas aktit terrorist në Berlin dhe vrasjes së ambasadorit turk në Ankara. Sipas burimeve qeveritare, masat e shtuara të sigurisë në Athinë, përfshijnë komplekset e mëdha tregtare, aeroportin ndërkombëtar Elefterios Venizelos, si dhe stacionet e autobusave, trenave dhe të metrosë. Ministri i mbrojtjes së qytetarit, Nikos Toskas, deklaroi edhe një herë se nuk ka shenja për një sulm të mundshëm terrorist në Greqi. Ai shtoi se ka njël bashkëpunim të ngushtë me policitë e vendeve europiane, dhe se do të intenfisikohen masat e sigurisë gjatë periudhës së festave.

Ndaje me miqte