0030 210 33 18 483

Paul Krugman: Ekonomia diabetike (ose sëmundja kronike e Europës)

08 Maj 2016

Në një shkrim të publikuar në rubrikën e vet javore në gazetën The New York Times, ekonomisti i lauruar me çmimin Nobel, Paul Krogman, hedh një vështrim kritik të politikat ekonomike europiane. Në shkrimin e shkruajtur në Lisbonë të Portugalisë, por që rrok gjithë bashkimin Europian, Krugman, edhe pse “heton” disa pak shenja pozitive, konkludon se këto janë shumë të pakta dhe thekson nevojën e rritjes së investimeve publike, si një rrugë për vënien e ekonomive të dobësuara europiane në rrugën e rimëkëmbjes. Nga Paul Krugman Gjendja është e tmerrshme këtu në Portugali, por jo kaq sa ishte para disa vitesh. Të njëjtën gjë mund të thotë ndokush edhe për ekonominë europiane. Dhe ky mendoj se lajmi i mirë. Lajmi i keq është se tetë vjet pas asaj që supozohej se do të ishte një krizë provizore financiare, dobësia ekonomike vetëm vazhdon dhe fundi i saj nuk duket në horizont. Dhe kjo do të duhej të preokuponte gjithkënd, në Europë dhe gjetkë. Së pari, pozitivja: Eurozona -grupi i 19 shteteve që kanë adoptuar një monedhë të përbashkët-, kishte një rritje të mirë ekonomike tremujorin e parë; në fakt, për herë të parë rritja ishte më e mirë se në SHBA. Më në fund, ekonomia europiane ësahtë një fije më e madhe nga ç’ishte para krizës financiare dhe papunësia është ulur nga mbi 12% në 2013-n, në pak më lart se 10%. Dhe kjo shpjegon se përse e kalojmë si lajm të mirë. Ne ankohemi më të drejtë për ritmin e ngadaltë të rritjes ekonomike në SHBA, por ekonomia jonë tashmë është 10% më e madhe nga sa ishte para krizës, ndërkohë që niveli i papunësisë është rikthyer tek nën 5%. Dhe prandaj unë them se nuk duket zgjidhje në horizont për performancën e dobët kronike të Europës. Shikoni se çfarë janë duke thënë tregjet financiare. Kur normat e interesit afatgjatë të aseteve të sigurta janë shumë të ulëta, kjo do të thotë se investitorët nuk shikojnë në horizont një rimëkëmbje të fuqishme. E pra, obligacionet 5 vjeçare gjermane aktualisht japin sot -0,3%; në fakt performanca është negative për më shumë se tetë vjet. farë do të mund të mendonim për këto interesat pabesueshmërisht të ulëta? Tash së fundi, Narayana Kocherlakote, ish president i Mineapolis Fed, bëri një karahasim brilant, tha se duhet të krahasojmë interesat e ulëta me injeksionet e insulinës që janë të detyruar të bëjnë diabetikës, personat që vuajnë nga diabeti. Këto injeksione nuk janë pjesë e një jete normale dhe mund të kenë edhe efekte të këqija, mirëpo janë të domosdoshme për të menaxhuar simptomat e sëmundjes kronike. Në rastin e Europës, sëmundja kronike është dobësia e përhershme në shpenzimet për konsum, e cila i jep kontinentit një tendencë të përhershme deflacioni edhe kur, ashtu si tani, ka një ritëm relativisht të mirë për disa muaj. Insulina e parasë së lirë ndihmon në luftimin e sëmundjes, edhe pse nuk ofron një terapi. Mirëpo, ndërsa injeksionet monetare ndihmuan që të përmbahen problemet e Europës, na rrëqeth mendimi se sa keq do të mund të ishin gjërat pa udhëheqjen e Mario Draghi-t, (president i Bankës Qendrore Europiane); nuk do të ishte prodhuar asgjë që të ngjante me terapi. Veçanërisht dhe pavarësisht nga përpjekjet e bankës, inflacioni bazë në Europë duket se është fiksuar shumë më poshtë objektivit zyrtar prej 2%. Ndërkaq, papunësia në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë edhe vendin ku ndodhem tani, vazhdon të jetë në nivele që shkaktojnë një dëm kolosal, njerëzo, social dhe politik. Eshtë për t’u shënuar që në Spanjë, e cila këto ditë po shpallet si një histori suksesi, papunësia e të rinjve vazhdon të qëndrojë në një shifër të pabesueshme, 45%. Dhe në rezerva nuk ka asgjë që të përballojë një shock të freskët. Le të supozojmë se do të kemi një shpërthim të ri trazirash në Greqi, apo se britanikët do të votojnë për largimin nga Bashkimi Europian, apo se do të kemi një rënie të madhe të ekonomisë kineze, apo çfarëdo tjetër. farë do të mund të bënin politikëbërësit europianë, me qëllim që të kompensonin goditjen? Askush nuk duket se ka ndonjë ide për këtë. Nuk është vështirë të shohim se çfarë duhet të bëjë Europa për të ndihmuar kurimin e sëmundjes kronike të saj. Nevoja për më shumë shpenzime publike, posaçërisht në Gjermani, por edhe në Francë, -e cila është një një situatë më të mirë fiskale nga sa e marrin me mend liderët e saj-, është shumë e madhe. Ka nevoja shumë të mëdha të palotësuara për infrastruktura dhe investitorët në thelb i kanë shtrirë dorën si lypës qeverive për të marrë paratë e tyre. A ju thashë se interesi real për bondet 10 vjeçare, që mbrohen nga inflacioni, është 0,8%? Ka arsye serioze për të besuar që rritja e shpenzimeve në bërthamë të Europës do të sillte përfitime edhe për kombet në periferi të BE-së, gjithashtu. Mirëpo bërja e gjësë së duhur duket si jashtë teme nga pikëpamja politike. Larg ndonjë gatishmërie për të ndryshuar kursin e tyre,m politikanët gjermanë janë vazhdimisht kritikë kundër Bankës Qendrore Europiane, i vetmi institucion madhor europian që duket se ka një çelës për të që po ndodh. Le ta shtrojmë kështu: Gjatë vizitës në Europë, një amerikan mund të ndihet mirë për vendin e tij. Po, një nga dy partitë tona politike poritet të shpallë kandidat një mburravec të rrezikshëm, por më shanset më të shumta janë që ky të mos përfundojë në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkaq, situata e përgjithshme ekonomike dhe politike në Amerikë, jep arsye të mjaftueshme për shpresë, gjë që këtu (në Europë), është shumë e pakët. Unë do të doja ta shihja Europën duke dalë nga frika e saj. Bota ka nevojë për më shumë demokraci të gjalla. Mirëpo, tash për tash, vështirë se duken sinjale pozitive. Përktheu dhe përgatiti për botim: Tribuna Burimi: http://www.nytimes.com/2016/05/02/opinion/the-diabetic-economy.html

Ndaje me miqte