Pavlopoulos deklaratë e ashpër për Shqipërinë
Tribuna
08 Shtator 2017
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, ka ashpërsuar tonet ndaj Shqipërisë, duke shprehur rezerva për mbështetjen e Athinës ndaj perspektivës europiane të vendit fqinj.
Gjatë darkës për nder të homologut të tij francez, Emmanuel Macron, Pavlopoulos Pavlopoulos është ndalur shkurt edhe në problemet që Greqia ka me fqinjët e vet, si Turqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Për Shkupin, kryetari iu shtetit grek ka theksuar që “përsa kohë që Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë institon në përdorimin e emrit, i cili, përtej falsifikimit provokativ të historisë, rrezaton edhe irredentizëm, që do të thotë se vë në diskutim kufijtë e një shteti anëtar të BE-së, ky v end nuk mund të ketë perspktivë europiane”.
“E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë”, ka vazhduar Pavlopulos. “Edhe ajo duhet të gjejë terrenin e BE-së. Por me respektimin e plotë të vlerave europiane. Dhe një nga shtyllat e vlerave europiane janë të drejtat themelore të njeriut. Kur shohim një shkelje të tillë të të drejtave themelore, siç është e drejta për pronën, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë, europiane, për një shtet i cili shkel vlerat europiane?”.
Presidenti grek tha më tej se këto probleme Greqia i ka përfshirë në një perspektivë europiane, pse bashkë me ato, Greqia mbron Bashkimin Europian dhe vizionin europian.
Ndaje me miqte