0030 210 33 18 483

Pavlopulos: BE të respektojë parimet themeltare në çështjen e refugjatëve

25 Mars 2016

Bashkimi Europian duhet të respektojë deri më një parimet themeltare dhe vlerat e veta dhe të sillet ndaj çështjes së refugjatëve në përputhje me kulturën e saj shpirtërore, politike dhe juridike, duke izoluar - po qe nevoja edhe me sanksione- atë opsione ekstremiste të partnerëlve që karakterizohen nga sindoma antihumane, antidemokratike dhe fobike, të cilat nuk i shkojnë për shtat idealeve europiane”, deklaroi presidenti i Republikës Helenike, Prokopis Pavlopulos, në përfundim të paradës së zhvilluar me rastin e festës kombëtare të Greqisë. Duhet të krijojmë të gjithë grekët një front të pathyeshëm, me qëllim që t’u bëjmë ballë me sukses sfidave të mëdha të kohës dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Greqinë dhe brezat më të rinj, ndaj të cilëve kemi obligimin t’u trashëgojmë një perspektivë shprese dhe krijimi, shtoi presidenti Pavlopulos. Greqia, shtoi presidenti, përtej pasojave dramatike të problemit të ashpër ekonomik dhe social, po ndeshet sot edhe me rrjedhojat e një fluksi refugjatësh pa precedent, për shkak të pozitës gjeografike në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian, që janë kufijtë e vendit, dhe mbrohen në mënyrë sovrane. Tribuna

Ndaje me miqte