Pavlopulos nga Beogradi: &ldquoShkupi dhe Tirana dëmtojnë perspektivën e anëtarësimit të tyre në BE&rdquo
Tribuna
05 Tetor 2017
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos u është referuar sërish marrëdhënieve të vendit të vet me Shqipërinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).
Kësaj radhe, Pavlopulos ka shfrytëzuar një intervistë në gazetën serbe “Politika”, për të përcjellë mesazhet e veta ndaj dy vendeve fqinje.
“Vlerat europiane i përjashton shtetet kandidate për anëtarësim të cilët venë në diskutim status kuonë e shteteve anëtare të BE-së”, nënvizon Pavlopulos, duke iu drejtuar Shkupit.
Ndaj Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë bëhet e qartë se dëmtohet perspektiva e saj europiane për sa kohë insiston në përdorimin e emrit, i cili përveç falsifikimit të historisë mbart edhe rivendikime territoriale”.
Sipas tij, të njëjtat mesazhe lidhur me perspektivën europiane vlejnë edhe për Shqipërinë.
“Kur (Shqipëria) ndërmerr akte që bien ndesh qartësisht me vlerat europiane si p.sh. shkelja e të drejtës thjemelore të të drewjtave të njeriut dhe posaçërisht e drejta e pasurisë, edhe ajo e dëmton perspektivën e saj eurpoiane”, thorë Pavlopulos.
Presidenti grek, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi, ia dha intervistën gazetës Politika në prag të mbërritjes së tij në Beograd.
Edhe pse presidenti grek ka folur gjerësisht edhe për marrëdhëniet greko-serbe, gazeta e Beogradit ka përzgjedhur të përqendrohet te fqinjët për të titulluar intervistën, “Shkupi dhe Tirana dëmtojnë vetë shansin për anëtarësim në BE”.
Ndaje me miqte