0030 210 33 18 483

Pensioni nga OGA ja si përfitojnë edhe emigrantët

14 Dhjetor 2015

OGA, Enti i Sigurimeve Agrare, nuk jep pensione vetëm për homogjenët. Pensione mund të përfitojnë edhe emigrantët, sigurisht, duke përmbushur disa kushte. Dhe jo vetëm kaq, emigrantët mund të përfitojnë edhe favore të tjera, ashtu si edhe grekët. Kështu, përveç pensioneve, OGA ofron: -Siguracion -Përkujdesjen mjekësore dhe farmaceutike -Kompensime familjare -Programe të turizmit social Si përfitohet pension nga OGA Të interesuarit duhet të përmbushin këto kushte: -Të kenë mbushur moshën 65 vjeç -Të kenë plotësuar kontributet për 5 vjet siguracion, përfshirë edhe kohën e sigurimit në ente të tjera apo siguracion suplementar. Siguracioni në këtë degë mund të zgjatet me kërkesë të të interesuarit, edhe përtej vitit të 64-t të moshës dhe vetëm për sa kohë nevojitet që të krijojë të drejtën e pensionit për shkak të moshës (pleqërisë). Pension për prindësit, bashkëshortët dhe vëllezërit e personave me aftësi të kufizuar Prindërit dhe vëllezërit e personave të pamartuar me shkallë invaliditeti 67% e lart, të cilët nuk punojnë dhe nuk trajtohen në spitale me shpenzime të një enti siguracionesh, si dhe bashkëshortët e invalidëve me me shkallë 80% e lart, përderisa kanë të paktën dhjetë vjet jetë bashkëshortore, janë të siguruar në sektorin e sigurimeve kryesore të OGA, krijojnë të drejtë pensionimi pasi të mbushin 20 vjet siguracion dhe pagesës së kontributeve në sektorin e sigurimeve. Kushti kohor i 20 viteve vlen për gjithë ata që kanë krijuar të drejtë pensioni deri më 31.12.2012 dhe rritet në 25 vjet siguracion dhe pagesë të kontributeve për gjithë ata që kanë krijuar të drejtë pensioni nga 1 janari 2013 e në vazhdim. SHENIM: Për më shumë mund të drejtoheni te Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES, Tel. 210 36 21 415

Ndaje me miqte