0030 210 33 18 483

Përleshje me armë në Kalithea (Athinë) dy shqiptarë të plagosur

Tribuna 20 Shtator 2017

Një përleshje me armë ka ndodhur në orët e vona të së martës në zonën Kalithea të Athinës. Siç u bë e ditur nga policia, banorë të zonës telefonuan për të sinjalizuar se u dëgjuan të shtëna armësh në sheshin Davaki. Patrullat e policisë që shkuan në vendngjarje gjetën aty tre gëzhoja si dhe njolla gjaku. Pas hetimeve rezultoi se nga vendngjarja ishin dërguar për në spitalin Asklipio Vulëa, dy persona të plagosur, në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka filluar për shkaqe ende të paditura u përleshën dy grupe dhe pas të shtënave të gjithë u zhdukën, me përjashtim të dy të plagosurve që sipas burimeve të policisë ka gjasë të jenë shtetas shqiptarë. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ndaje me miqte