0030 210 33 18 483

Përmbysje historike Barcelona në çerekfinale mund PSG 61

10 Mars 2017

Barcelona është kualifikuar për në cerekfinalen e Ligës së Kampioneve pas një ndeshje dramatike me Paris Saint Germain, ku fitoi thellë me rezultatin 6-1. Me këtë rezultat, ekipi katalanas arriti të përmbysë rezultatin e tre javëve më parë ndaj ekipit parisjen i cili kishte fituar 4-0, duke i siguruar Barcelonës kualifikimin historik. Barcelona e nisi ndeshjen mjaft mirë duke shënuar gol që në minutën e tretë, me Suarez, ndërsa në minutën e 40 Kurzawa shënon autogol në favor të spanjollëve, që e mbyllin pjesën e parë me dy gola avantazh. Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte vazhdim i së parës, pasi Mesi shënoi nga pika e 11-metërshit në të 50-n duke e cuar rezultatin në 3-0. Përmbysja e madhe ishte vetëm 1 gol larg dhe të gjithë filluan të besonin kualifikimin. Por, në kërkim të golit të radhës, spanjollet nenvleresojne mbrojtjen dhe Edison Cavani i PSG-se shënon në minutën e 62-të një gol sa për dy, pasi tashmë katalanasve ju duheshin edhe 3 gola të tjerë për t’u kualifikuar. Megjithatë, spanjollet fale besimit arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë, me anë të brazilianit Neymar, në minutat e 88’ dhe 90’, dhe goli i arte i fitores i shenuar nga Sergio Robertos, në minutën e pestë shtesë, që i dha kualifikimin historik ekipit katalanas.

Ndaje me miqte