0030 210 33 18 483

Përmbytje vrastare në Atikën Perëndimore 15 të vdekur

Tribuna 15 Nentor 2017

Përmbytjet e të mërkurës në pjesën perëndimore të Athinës kanë shkaktuar një bilanc tragjik. Autoritetet thonë se kanë humbur jetën 15 njerëz -10 meshkuj dhe 5 femra- të moshave të ndryshme. Por autoritetet nuk e përjashtojnë që numri i viktimave të rezultojë më i madh, për shkak se ende mbeten të përmbytura bodrume banesash dhe biznesesh. Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa dhjetë të plagosur po kurohen në spital. Në mesditë, ekipet e shpëtimit ndihmuan 12 pasagjerët e një autobusi që kishte mbetur poshtë një ure, ndërsa uji arrinte deri tek dritaret. Deri në orët e para të mbrëmjes ishin realizuar rreth 90 operacione shpëtimi. Përtej dhimbjes për humbjen e jetëve njerëzore, të pallogaritshme janë dëmet materiale. Dhjetra banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, biznese të tëra janë shkatërruar, ndërsa në zonat e përmbytura është ndërprerë furnizimi me ujë dhe me energji elektrike. Kryeministri Tsipras drejtoi pasdite vone një mbledhje emergjence, ku situata u cilësua si mjet e vështirë. Në një dalje në televizion, Tsipras tha se zia kombëtare është nderimi më minimal që mund t’u bëhet viktimave. Kryeministri bëri të ditur se kanë filluar ,menjëherë hetimet mbi shkaqet që sollën këtë tragjesi, me qëllim që, siç tha, të mos përsëritet më. Tsipras shtoi se do të merren menjëherë masa për mbështetjen e familjeve dhe të bizneseve të dëmtuara. Qeveria ka urdhëruar që të disponohen gjithë mjediset e përshtatshme publike për t’u strehuar familjet që u janë shkatërruar banesat. Përmbytjet e sotme janë më vrastaret në Athinë. Përmbytje të ngjashme që ishin shënuar 23 vjet më parë, në tetor 1994, kishin lënë pas 12 të vdekur.

Ndaje me miqte