0030 210 33 18 483

Përmbytjet në Atikën perëndimore nis dhënia e kompensimit 5.000 euro çfarë duhet të kenë emigrantët

Tribuna 01 Dhjetor 2017

Ministria e infrastrukturës ka filluar dhënien e kompensimit të emergjencës me vlerë 5.000 euro për të prekurit nga përmbytjet e 15 nëntorit në Atikën Perëndimore. Të interesuarit që të aplikojnë për marrjen e kompensimit, duhet të paraqesin -përveç niptit fiskal (AFM dhe numrit të llogarisë IBAN: 1.Qytetarët grekë fotokopje të letërnjoftimit ose vërtetimin provizor dhënë nga autoritetet në rast se letërnjoftimi ka humbur si pasojë e përmbytjes. EMIGRANTET: Fotokopje të pasaportës dhe të lejes së qëndrimit (për identifikimin e aplikuesit). 2.Fotografi të banesave të dëmtuara nga përmbytjet. Foto duhet të jenë firmosur nga pronari apo qeraxhiu. Fotografitë duhet të pasqyrojnë sa më mirë situatën me qëllim që të evitohet kryerja e një autopsie të dytë. Fotokopje të një fature të kohëve të fundit të korrentit, apo të ujit apo të telefonit, për vërtetimin e adresës ku ndodhet objekti i dëmtuar. Të dhënat e tjera kërkohen dhe verifikohen nga shërbimet e ministrisë së infrastrukturës në bashkëpunim me autoritetin e pavarur të të ardhurave publike, me qëllim që të shmanget sorollatja e qytetarëve. Dorëzimi i aplikimeve bëhet në katin e parë të Bashkisë mandra dhe në qendrën e shërbimit të qytetarëve (KEP), Nea Peramo. Për qytetarët që nuk do të arrijnë të paraqesin në kohë aplikimet e tyre, do të njoftohen afate të reja, menjëherë pas përmbylljes së ciklit të parë. Me finalizimin e procesit të dhënies së kompensimit të emergjencës për banesat, do të fillojë i njëjti proces për përfituesit e kompensimit prej 8.000 eurosh për bizneset. Kujtojmë se dëmshpërblimet që parashikohen nga ligji për riparimin e objekteve të dëmtuara janë si më poshtë: 1000 euro metri katror për rindërtimin e banesës, 500 euro metri katror për rindërtimin e godinës së biznesit 300 euro metri katror për rindërtimin e magazinës dhe 60 euro metri katror për riparimin e banesës 40 euro metri katror për riparimin e godinës së biznesit 20 euro metri katror për riparimin e magazinës.

Ndaje me miqte