0030 210 33 18 483

Përmbytjet në Kalamata shkaktojnë tre të vdekur. Vazhdon moti i keq në shumë zona

Tribuna 07 Shtator 2016

Një grua invalide, e moshës 63 vjeç ka gjetur vdekjen të mërkurën herët në mëngjes, në fshatin Pidima të Kalamatas, kur shtëpia e saj u përmbyt nga shirat e rrëmbyeshëm që u shënuan në gjithë zonën. Një tjetër invalid, me moshë 80 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij gjithashtu të përmbytur, në Thuria. Në të njëjtën shtëpi konsiderohet e zhdukur gruaja që kujdesej për të moshuarin. Një tjetër person, identiteti i të cilit ende nuk është verifikuar, raportohet se u gjet i vdekur. Reshjet e fuqishme të shiut në Kalamata, ishin të papara dhe shkaktuar mjaft dëme dhe probleme në shumë zona të kryeqendrës të Mesinisë. Rrugë të përmbytura, makina që i kishin marrë ujërat duke i çuar madje dhe në det, rrëshqitje dherash e gurësh dhe ndërprerje e qarkullimit rrugor. Për shkak të grumbullimit të madh të ujërave, është ndërprerë qarkullimi në kilometrin e 232 të rugës nacionale Athinë-Tripoli-Kalamata, në aëfrsi të Thurias. Probleme nga moti i keq ka patur edhe në Lakonia, ku në rrugën Sparti-Gjithio është ndërprerë qarkullimi nga kilometri i 24-t deri në të 26-tin. “Katastrofë biblike” në Selanik Kryebashkiaku i Thermaikos në Selanik, deklaroi të mërkurën se në bashkinë e tij ishte shkaktuar një “katastrofë biblike” për shkak të motit të keq. Janë përmbytur rruge dhe banesa, makina janë marrë nga ujërat. Erërat e fuqishme kanë shkulur pemë në Agia triada, Mihaniona dhe Epanomi. Për shkak të motit të keq, në zonë pati ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë. Kryetari i bashkisë Thermaikos, tha se do të shqyrtojë procedurat me qëllim që zona të shpallet në gjendje emergjence. Rreshje të fuqishme goditën të martën pasdite edhe qytetin e Volosit dhe rrethinat, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, në telekomunikacionet dhe furnizimin me energji. Edhe në zona të tjera të Greqisë ka patur probleme të martën dhe të mërkurën. Meteorologët thanë se situata do të fillojë të përmirësohet nga e mërkura pasdite, por shirat do të vazhdojnë deri të premten.

Ndaje me miqte