0030 210 33 18 483

Përpilimi i kontratës së biznesit ekspertiza që sjell gjithmonë rezultatin më të mirë

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 21 Dhjetor 2016

Seksioni që është i specializuar për kontratat, i Firmës Avokative “DEDES & ACCOCIATES”, u ofron klientëve shërbime të kompletuara me pikësynim parësor të përforcojë kredibilitetin e tyre tregtar dhe të përmirësojë pozitën e tyre negociuese. U ofrojmë klientëve tanë konsulencë juridike, si në stadin e negociatave, po ashtu edhe deri në përpilimin e marrëveshjes definitive, duke siguruar për klientët tanë angazhimin dhe pajtimin e palës tjetër me detyrimet kontraktuale që ka marrë përsipër. Në mënyrë indikative, të themi se grupi ynë avokativ ka marrë pjesë në kontrata shitblerjeje, përpilim kontratash kredish, përpilim kontratash transporti detar, kontratash konstruktimi veprash e tj. Përpos kësaj, firma jonë avokative ka për objekt përpilimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe u ofron klientëve të saj si konsulencë juridike, në lidhje me përzgjedhjen e së drejtës zbatuese dhe çështjet e juridiksionit, po kështu edhe zgjidhje në rastet e përplasjes së ligjeve. Niveli i lartë i ofrimit të shërbimeve ligjore nga ana e firmës sonë përbën zotim ndaj klientëve tanë, duke arritur për llogari të tyre rezultatin mundësisht më të mirë dhe duke avancuar interesat e tyre edhe përtej aspiratave. - Konsulencë juridike për fitimin dhe mbrojtjen e se drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë. - Konsulence juridike në lidhje me procedurat që duhet të ndiqen për regjistrimin e pasurive te paluajtshme, përfshirë pagesën e tatimit mbi fitimin, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. - Konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore. - Përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve. - Përpilim të prokurave për përfaqesimin e subjekteve të interesuara. - Hartim të kërkesëpadive dhe akteve të tjera juridike. - Hartimin e testamenteve në bazë të formave të njohura nga legjislacioni civil shqiptar. - Konsulence juridike për ceshtjet e trashegimise ligjore dhe testamentare, përfaqesim në gjykatë për celjen e trashëgimise ligjore, kundërshtim të testamentit etj. - Përfaqesim ligjor profesional pranë gjykatave të rretheve gjyqesore, gjykatave të apelit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. - Hartim dokumentacioni, përfaqësim dhe ndërmjetësim për cështjet e pronësisë pranë Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. - Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike. - Përfaqësim pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe pranë Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike. - Hartimin e kërkesëpadive dhe përfaqësimin e çështjeve në proces gjyësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial si pasojë veprimeve të kryera personi dëmtues, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte