Personalitete botërore përshëndesin 150vjetorin e &ldquoLa Stampa&rdquos
11 Shkurt 2017
Disa dhjetëra personalitete botërore, nga papa Françesku tek Donald Trump, duke kaluar nga Roger Federer kanë shkruar një mesazh publikuar sot me rastin e 150-vjetorit të të përditshmes italiane më me influencë “La Stampa”.
“Ne kemi kërkuar për 51 personalitete me rëndësi ndërkombëtare të ndajnë me ne vizionin e tyre për problemet që ne do të duhet të përballemi”, shkruan John Elkann, president i grupit “Fiat-Chrysler Automobiles” (FCA) dhe aksionerja më e madhe e të përditshmes.
“Sfida e parë që shikoj përsa i përket secilit prej nesh. Ajo konsiston, të kapërcejmë globalizimin e indiferencës”, shkruan papa Françesku, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump shkruan se “nuk ka liri shtypi kur është e lejuar për gazetat dhe mjetet e tjera të informacionit të thonë dhe të shkruajnë çfarë të duan, edhe kur bëhet fjalë për gënjeshtra”.
“Miqtë e mi! Urime për 150-vjetorin!”, shkruan presidenti rus, Vladimir Putin duke bërë elozhe për vlerat si liria e shtypit, objektiviteti dhe paanshmëria.
“Demokracia jonë varet nga një elektorat i mirinformuar”, shkruan ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe për këtë arsye hetimet (-) dhe thellimet janë më të rëndësishme se kurrë dhe zgjasim më shumë kohë se një mesazh në Twitter.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel përmend avantazhet e një Evrope të bashkuar dhe shkrimtari Marek Halter pyet se “a jemi gati për të shkuar përpara apo duam të kthehemi në të kaluarën? Ja sfida”.
Stilisti Giorgio Armani theksoi gjithashtu se “pranon ndryshimet pa qarë për të shkuarën”, tenisti, Roger Federer kërkon të ndihmojë të rinjtë afrikanë për të marrë përgjegjësi dhe kampionja e skisë Lindsey Vonn synon të nxisë gratë të kenë më shumë besim në vetvete.
Ndaje me miqte