0030 210 33 18 483

Pire autobusi ecën pa shofer plagos rëndë të moshuarin dhe dëmton 12 makina

TRIBUNA 13 Dhjetor 2016

Një burrë 77 vjeç u plagos rëndë dhe të paktën 12 makina u dëmtuan, kur një autobus urban mori me vete gjithë çfarë gjente përpara në zonën Agia Sofia të Pireut. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të martës, kur drejtuesi i mjetit që bënte linjën 915 Lofos Viku-Profitis Ilias, zbriti nga autobusi për të parë se si do të kalonte, pasi rruga ishte bllokuar pas një aksidenti automobilistik. Sipas të dhënave nga dëshmitarë okularë, freni i dorës u lirua dhe mjeti i rëndë nisi të ecte në të tatëpjetë, duke goditur të moshuarin dhe njerin pas tjetrin gjithë makinat që ndodheshin të parkuara. Autobusi u ndal vetëm kur u përplas me dy makina që i kishin mbyllur rrugën. I moshuari u dëmtua rëndë te këmbët dhe u dërgua në spitalin KAT. Policia rrugore e Pireut po bën hetime për ngjarjen.

Ndaje me miqte