Policia në kërkim të një tuniziani për atentatin në Berlin
TRIBUNA
21 Dhjetor 2016
Policia gjermane është në kërkim të një tuniziani, dokumentet e të cilit u gjetën në kamionin që u fut në tregun e Krishtlindjeve të hënën në mbrëmje në Berlin, konfirmuan dy gazeta gjermane.
Sipas informacioneve të të përditshmeve “Bild” dhe “Allgemeine Zeitung de Mayence”, personi është i njohur me tre identitete dhe tre mosha të ndryshme.
Sipas faqes në internet të të përjavshmes “Der Spiegel” ai është me origjinë nga Tatauine (jug).
Hetuesit kanë gjetur këtë dokument identiteti nën karrigen e shoferit në kabinën e peshave të rënda, i cili është futur me qëllim në shtëpitë prej druri në një treg Krishtlindjesh shumë i frekuentuar duke vrarë 12 persona.
Atentati u mor përsipër nga xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik.
Ky person është i njohur nga shërbimet e policisë për sulme dhe plagosje, por ai është zhdukur pa u gjykuar. Ai është konsideruar si i rrezikshëm sepse lidhet me një rrjet të gjerë islamik”, sipas “Bild”.
Vrasësi u arratis.
Një pakistanez, arrestuar pak pas sulmit në një vend pranë atentatit, u la i lirë dje në mbrëmje.
Karta e identitetit e gjetur në kamion është një dokument dhënë një imigranti, kërkesa për azil e të cilit ishte refuzuar, por pa u kryer ende dëbimi.
Ndaje me miqte