0030 210 33 18 483

Policia shqiptare përgënjeshtron median greke

13 Maj 2016

Zyra e ndërlidhjes së policisë shqiptare në Athinë ka reaguar ndaj publikimeve në median greke, ku aludohet se Klemend Balili ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri e prandaj është i paprekshëm. Drejtuesi i zyrës, Andi Likaj, i ka dërguar një letër medias CNN Greek, ku kërkohet që kjo e fundit të përgënjeshtrojë lajmin e publikuar më 11 maj, që u riciklua pastaj në gjithë mediat greke, por edhe shqiptare. E gjithë përmbajtja e letrës: “Në vazhdim të artikullit të publikuar më 11 maj, me titull “Politikanët i ofrojnë mbrojtje baronit të kartelit të Ballkanit”, lidhur me asgjesimin e një organizate kriminale, ku ndër të tjera shkruani se “një punonjës i policisë sillet të ketë thënë se shqiptarit që akuzohet si kreu i organizatës nuk mund t’i bëjmë gjë këtu në Shqipëri, pse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë në nivele shumë të larta”, ju bëjmë me dije se: Policia shqiptare, ashtu si dhe çdo pjesëtar i saj, që ka hetuar për këtë organbizatë, asnjëherë nuk ka bërë një deklaratë të tillë, ndërsa ka dhënë kontributin maksimalë për hetimin dhe asgjesimin e kësaj organizate, gjë që vërtetohet edhe nga deklarata zyrtare që është publikuar më 10.05.2016 në faqen e internetit të Policisë greke. Deklaratat e pavërteta që publikuat nuk pasqyrojnë marrëdhëpniet e bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe greke, posaçërisht sa i përket luftimit të krimit të organizuar, ku bashkëpunimi ka nivele shumë të larta dhe produktivitet maksimal. Prandaj, në respekt të së vërtetës dhe të fakteve, kërkojmë nga ana juaj përgënjeshtrimin e lajmit në fjalë si dhe publikimin e letrës tonë”. Në një komunikim me www.tribuna-news.com, Andi Likaj, drejtuesi i zyrës së ndërlidhjes së policisë shqiptare në Athinë, tha se ende nuk ka ndërnjë pergjigje nga media greke. Tribuna

Ndaje me miqte