Preferon burgun se sa të rrijë në shtëpi e të grindet me gruan!
TRIBUNA
11 Shtator 2016
“Zog i lirë në burg apo rob i gruas në shtëpi?” - kjo ka qenë dilema e një 70-vjeçari në Kansas të SHBA-ve, i cili vodhi një bankë me qëllim që të përfundonte në burg e kështu të shpëtonte nga e shoqja.
“Preferoj të jem në burg se sa në shtëpi”, i tha Lowrence Ripple bashkëshortes së tij Remedio, pas një zënke që patën në shtëpi, të premten e kaluar
I moshuari pak më vonë u fut në filianin e një banke në Kansas City, ku i dha nëpunëses në shënim në të cilin shkruante se ishte i armatosur dhe kërkonte t’i jepnin para.
Pasi i dhanë rreth 3.000 dollarë para të thata, hajduti nuk bëri asnjë përpjekje që të largohej, por përkundrazi, qëndroi brenda në bankë, duke pritur policinë që ta arrestonte.
Kur policët mbërritën, Ripple u shpjegoi se ai nuk duronte më bashkëjetesën me gruan e tij. Paratë e vjedhura iu kthyen bankës dhe Ripple, ashtu siç e dëshironte, shkoi në burg...
Ndaje me miqte