Prezantohet Qeveria &ldquoRama 2&rdquo: 11 ministri dhe një ministër shteti për diasporën
27 Gusht 2017
Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën, në punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, se “qeveria e re do të jetë më e vogël me 11 ministri dhe 2 ministra shteti”.
Struktura e qeverisë dhe mënyra e funksionimit të saj, sipas Ramës, do të ndryshojë. “Do të ketë një qeveri të vogël dhe më bashkëvepruese me partinë dhe grupin parlamentar. Anëtarët e qeverisë, partisë dhe grupit parlamentar do të punojnë me një kalendar të përbashkët”, tha Rama, duke shtuar se 50 % e kabinetit të ri qeveritar do të jenë burra dhe 50 % gra.
Po ashtu, Rama tha se kryetar i Kuvendit do të jetë Gramoz Ruçi, ndërsa kryetar të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“Eshtë krenari t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje, Gramoz Ruçit, të gjithë mbështetjen tonë në zgjedhjen e përmbushjen me sukses të detyrës. Me zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit ne do të bëjmë investimin më të sigurt politik që jeta parlamentare e këtij vendi do të futet në binarët prej nga rrëshqiti në katër vitet e shkuara dhe që në Kuvend të kthehet respekti për ata që na kanë zgjedhur”, u shpreh Rama.
Qeveria “Rama 2”
Kryeministër - Edi Rama
Zëvendëskryeministër - Senida Mesi, deputete e qarkut Shkodër
Ministër Shteti për Diasporën - Pandeli Majko
Ministre e Shtetit për Sipërmarrësit - Sonila Qato
Ministër i Jashtëm - Ditmir Bushati
Ministër i Brendshëm - Fatmir Xhafaj
Ministre e Mbrojtjes -Olta Xhaçka
Ministër i Drejtësisë - Etilda Gjonaj
Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës - Arben Ahmetaj
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social - Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe e Infrastrukturës - Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Niko Peleshi
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit - Blendi Klosi
Ministër i Kulturës - Mirela Kumbaro.
Ndaje me miqte