0030 210 33 18 483

Prishja e sistemit kompjuterik: Organizata &ldquoArogjiPërkrahja&rdquo kërkon shtyrjen e lejeve të qëndrimit

Tribuna 30 Janar 2018

Pas situatës së krijuar në gjithë Greqinë për shkak të prishjes së sistemit kompjuterik, organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahje” që drejtohet nga Fatos Malaj, i ka dërguar një kërkesë ministrisë së emigracionit. “I bëjmë thirrje ministrisë së politikës së emigracionit dhe çdo instance kompetente që të kujdeset për gjithë këta emigrantë që po jetojnë në një regjim pasigurie të plotë dhe të marrë gjithë masat e nevojshme për t’u trajtuar me dinjitet njerëzor çështja e lejeve të tyre të qëndrimit”, thuhet ndër të tjera në shkresën dërguar ministrisë. I gjithë teksti ka si më poshtë: “Kemi hyrë në javën e tretë që në shërbimet e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por edhe të nënshtetësisë, nuk funksionon absolutisht asgjë, për shkak të prishjes së sistemit kompjuterik. I bëjmë thirrje ministrisë së politikës së emigracionit dhe çdo instance kompetente që të kujdeset për gjithë këta emigrantë që po jetojnë në një regjim pasigurie të plotë dhe të marrë gjithë masat e nevojshme për t’u trajtuar me dinjitet njerëzor çështja e lejeve të tyre të qëndrimit. Minimalisht kërkojmë: Nxjerrjen e një urdhëri të ministrit ku t’u jepet shtyrje afati për një gjashtëmujor gjithë lejeve të qëndrimit, pa përjashtim. Drejtoritë e shtetasve të huaj dhe emigracionit të mbështeten menjëherë me personel shtesë. Të miratojë shpërblimin e punës jashtë orarit për nëpunësit. Organizata e emigrantëve “Arogji - Përkrahja”. Njëkohësisht me publikimin e kësaj kërkese në rrjetin social Facebook, “Arogji” u ka bërë thirrje edhe shoqatave të tjera që t’i drejtohen me një kërkesë të ngjashme ministrisë së politikës së emigracionit.

Ndaje me miqte