0030 210 33 18 483

Probleme nga dëbora në Athinë dhe rrethinat

TRIBUNA 10 Janar 2017

Athina është zgjuar të martën e mbuluar si rrallëherë nga bardhësia e dëborës, që nisi të hënën në mbrëmje dhe binte gjatë gjithë natës. Megjithëse akset kryesore rrugore janë të hapura, nevojitet kujdes i veçantë në qarkullimin e mjeteve. Por edhe të këmbësorëve, përderisa në mjaft raste trotuaret janë të mbuluara nga akulli. Në shumicën e rajonit të Atikës gjatë ditës së martë nuk do të funksionojnë shkollat. Vendimet përkatëse për shumicën e rasteve u morën nga bashkitë të hënën vonë në mbrëmje. Sipas policisë, problemet më të mëdha ndeshen në zonat veriore dhe lindore të Atikës. Rrugët ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve janë: Ipokratios Politia-Agiu Merkuriu, Rruga e vjetër nacionale Athinë-Thiva, nga kilometri i 4-t në drejtimin për në Thiva. Në të njëjtën rrugë, po nga km i 4-t, është ndaluar qarkullimi i mjeteve me tonazh mbi 3,5 tonë. Në ora 09,00 të mëngjesit të së martës, u njoftua se është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këto rrugë: Rruga periferike Likavitos, që nga rruga Glykonos, Leoforo Dyonisos, nga stadiumi deri në Anatoli, Leoforo Parnithos, nga teleferiku, në drejtim të kazinos, Në rrugën periferike Pendeli-Nea Makri, nga spitali ushtarak i Pendelit, Në Agio Pandelejmon, nga Ksenia deri në Pendeli, Në Agiu Merkuriu Varibobi, nga taverna “Leonidhas”.

Ndaje me miqte