0030 210 33 18 483

Procedura e pajisjes me pasaportë në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë

23 Mars 2015

Shtetasit shqiptare mund të aplikojnë për pasaporta biometrike dhe karta identiteti pranë ambasadës Shqiptare në Athinë,pa qënë nevoja për të lënë takim paraprak. Të njëjtat procedura vlejnë edhe për konsullatat në Selanik dhe në Janinë. Nuk mund te aplikohet vetem per karte identiteti. Per shtetasit mbi 16- vjec është e domosdoshme të paraqesin 1) Pasaporta eksistuese si dhe kartën e identitetit (detyrimisht për rastet kur ka aplikuar) 2) Faturën e pagesës nga Pireos BANK në nr.llogarise 5053-052306-404. Vlera e takses kur aplikimi per pasaporte eshte 130 Euro. ndersa per karten e identitetit 12 euro. Për shtetasit nen 16- vjec duhet të paraqiten edhe: a) Certifikate lindjeje e 6-muajve te fundit me fotografi . b)Certifikate familjare e 6-muajve te fundit. c) Gjate aplikimit duhet te jene prezent njeri nga prinderit si dhe femija. Kohezgjatja e prodhimit te pasaportes eshte nga 20 dite deri ne 6 jave. Ne rast te riprodhimit te pasaportes per here te dyte, per arsye te humbjes apo demtimit te saj, shtetasi duhet te paraqese edhe vertetimin e humbjes të lëshuar nga organet e policies greke .Vertetimi duhet te jete i legalizuar nga MPJ greke dhe i përkthyer zyrtarisht.

Ndaje me miqte