0030 210 33 18 483

Projektligji: Subvencionohet korrenti qeraja dhe ushqimi edhe për emigrantët në nevojë

12 Mars 2015

Parlamenti grek ka votuar në parim projektligjin e paraqitur nga qeveria, që synon përballimin e krizës humanitare. Në favor të miratimit në parim të draftit janë shprehur deputetët e SYRIZA-s, Demokracisë së Re, Agimit të Artë, Grekëve të Pavarur dhe PASOK-ut, ndërsa “To Potami” u rezervua dhe partia komuniste abstenoi. Gjatë diskutimit të neneve, qeveria e ka cilësuar projektligjin si një hap të parë, por të rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e grupeve në nevojë, ndërkohë që opozita ka kërkuar edhe përmirësime të tjera. Diskutimi i draftit në komisionet përkatëse parlamentare do të përfundojë të enjten dhe pritet të votohet në seancë plenare javën e ardhshme. Përfitojnë edhe emigrantët Nga dispozitat e projektiligjit do të përfitojnë gjithë qytetarët grekë në nevojë, përfshirë edhe emigrantët. Këtë e ka konfirmuar ministri alternat i sigurimeve shoqërore, Dimitris Stratulis, i cili deklaroi për televizionin Mega Channel se “Përderisa emigrantët ndodhen mes nesh, janë bashkëqyetarët tanë dhe paguajnë gjithë detyrimet e tyre, nuk mund të përjashtohen”. Kriza humanitare në Greqi Projektligji konstaton ekzistencën e krizës humanitare nnë Greqi dhe shtron si objektiv përballimin e shpejtë, me përfitues të drejtëpërdrejtë qytetarë që jetojnë në një regjim “varfërie ekstreme”, si dhe të mitur deri në 17 vjeç. Rrymë elektrike falas Në këtë kuadër, për vitin 2015, ofrohet rrymë elektrike falas, 300 kWh në muaj, për nevojat emergjente të familjeve, si dhe bëhet rilidhja e linjës elektrike për familjet që u ishte ndërprerë. Ndërsa rregullimi i borxheve të deritanishme adresohet në një marrëveshje të ardhshme ndërmjet ministrisë së energjisë dhe ministrisë së solidaritetit social. Kostoja e përgjithshme e këtij investimi përllogaritet në 22,1 milionë euro. Sunvencionim për qeranë Ofrohet subvencionim për qeranë e banesës me vlerë 70 euro për person dhe deri në 220 euro për çdo familje me shumë anëtarë. Subvencionimi do të jepet për 30.000 familje “që jetojnë në kushte varfërie ekstreme dhe nuk kanë mundësi strehimi në banesë të tyre brenda bashkisë së vendbanimit”, ndërsa lihet e hapur mundësia që subvencionimi të shtrihet edhe në vitin 2016. Shuma e subvencinimit nuk tatohet dhe as konfiskohet. Vlera totale e shpanzimit përllogaritet në 40,5 milionë euro. Subvencionim për ushqimin Jepet subvencionim i ushqimit me vlerë të përgjithshme 137,7 milionë euro, në trajtën e kuponave për ulje çmimi apo një trajtë tjetër. Për përfitimin e këtij subvencionimi, merret parasysh niveli i përgjithshëm i të ardhurave të çdo përfituesi, nga çdo burim. Qytetarë që janë shkarkuar nga detyrimi i deklarimit të të ardhurave tatimore, si dhe të papunë që nuk marrin më kompensimin e papunësisë, mund të deklarojnë me një deklaratë përgjegjësie nivelin e të ardhurave të tyre. Lehtësira për sigurimet shoqërore Pjesa e tretë e projektligjit, e shtyn deri në fund të shkurtit 2016 mbulimin e shpenzimeve shëndetësore për personat që kanë mbetur pa siguracion. Bëhet fjalë për personat që kanë qenë të siguruar në IKA, të papunët nga 29 deri 55 vjeç, të siguruarit në OAEE (TEVE), sai dhe për përfituesit e librezave të OGA. Gjithashtu, deri në fund të shkurtit 2016 shtyhet vlefshmëria e librezave shëndetësore për atë pjesë të siguruarve në OAEE, të moshës nga 30 deri 65 vjeç që e kanë ndërprerë ushtrimin e profesionit të tyre. Kushtet Kushtet dhe kategoritë që do të përfitojnë lehtësimet e ofruara nga projektligji për luftimin e krizës humanitare do të përcaktohen më vonë, pasi të miratohet ligji dhe të fillojë zbatimi i dispozitave.

Ndaje me miqte