0030 210 33 18 483

Prokuroria heqje mandati për dy kryebashkiakë të tjerë

Tribuna 13 Mars 2017

Prokuroria i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, heqjen e mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Poliçanit Artur Zotkaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi. Prokurori i Përgjithshëm Adriatiak Llalla tha gjatë një analize të punës së Prokurorisë së Gjirokastrës se kërkesa vjen në kuadër të ligjit të dekriminalizimit pasi rezulton sipas Prokurorisë se dy Kryetarët e Bashkisë nuk kanë deklaruar dënime që përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit. Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar procedim për falsifikim dokumentash ndaj të dy kryebashkiakëve. Dhjetorin e vitit të shkuar pas kërkesës së Prokurorisë Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi manadatin deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe Kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.

Ndaje me miqte