0030 210 33 18 483

Pyetje përgjigje rreth ligjeve të emigracionit dhe të nënshtetësisë në Greqi

Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATES 05 Tetor 2017

Zyra e avokatisë DEDES & ASSOCIATES ofron informacionin më të fundit dhe sqarimet më profesionale për problemet e gjithë bashkatdhetarëve tanë në Greqi. Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni. Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr PYETJE: Mirembrema. Doja te dija rreth dokumentat per shtetin grek. Une kam qene e martuar me shqiptar ketu ne greqi tani jam ndar kam pulle nje vjecare nuk kam as ensima asgje mund te perfitoj prape letra ketu. Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, qe te kemi mundesi tju ndihmojn do na duhen me shume informacione, nese ju keni aplikuar per her te pare per leje qendrimi dhe keni perfituar leje qendrimi nje vjecare, athere duhet te filloni procedurat qe ti rinovoni serisht. PYETJE: Kam 7 vite me dokumeta ketu ne greqi nuk kam bere as shkoll asgje kam ndonje mundsi per te marr pashaport greke Jam 23 vjec kam ardhur ktu 16 vjec. Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, ju keni te drrejt te perfitoni per nenshtetesi greke por me olitografisi , nga fakti qe keni kaq vite qe jetoni pa shkeputje ne shtetin grek. PYETJE: Kam patur dok nga janari 98 deri ne tetor 2010.atehere nuk rinovova por u ktheva ne shqiperi.ne 2013 u ktheva ne greqi dhe punoja ilegalisht ne vere.kete vit mora veveosi por nuk ma rinovojne pasi skam dhiqeologjitika per periudhen qe kam munguar.13 vjet kam patur ensima rregullisht.Cbehet me rastin tim? Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, ju qe aplikuat per leje qednrimi per arsyje te jashtzakoneshme dhe mesa kuptuam moret vetem veveosin ndersa ju refuzua kerkesa juaj. Keshtu qe mund te aplikojm serisht duke plotesuar dosjen tuaj me dokumenta te reja qe ten a pranohet kerkesa e lejes se qendrimit. PYETJE: Mirembrema Me 5 korrik te ketij viti kisha intervisten e pare per bashkim familjar. Bashkeshortit tim ka nje muaj qe i ka shkuar letra me vendimi? dhe sa koh duhet qe te na njoftojn per marrjen e vizes ? Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, qe ne momentin qe ka aluar me sukses intervisten duhet te prisni rreth 15 dite qe te njoftoeni nga ambasada. Por kete infromacion mund te kontaktoni dhe ambasaden per me shume detaje. PYETJE: Mirembrema me falni per shqetesimin ,Letra me vendimin per bashkim familjar ka nje muaj qe i ka shkuar tim shoqi mund te ma shpejgoni ne menyre me te detajuar sesa koh do qe te njoftohemi nga ambassda per marrjen e vizes Ju lutem. Flm Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, per kete duhet qe ju te interesoheni tek bashkia qe aplikuat ne shtetin grek cdo 15 dit per pergjigjen. Sepse bashkshortia juaj informohet nag ambasda vetem nese pergjigja eshte positive. PYETJE: Pershendetje, kam pasur dekumentat nga 2001 deri ne 2010 me OGA dhe nuk kam paguar asnje vit. Si mund te veproj per te bere letrat perseri? Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Mesa kuptoj nuk e keni rinovuar qe ne vitin 2010 lejen e qendrimit. Keshtu qe per te riaplikuar per arsye te jashtëzakoneshme per leje qendrimi nje vjecare pa te drejtë pune, na duhen vetem çdo vertetim qe kishit gjate viteve qe jetonint ne shtetin grek. PYETJE: Burri im ka dhjet vjet ne Greqi, po s’ka patur asnjerë leje qëndrimi, vetem nje herë ka kaluar me pasaportë. Ka apelas (deportim) per 5 vjet. 3 vite kanë kaluar, ka dhe 2 të tjerë. A mundet te marrë leje qëndrimi siç thuhet ne shkrimin tuaj. farë duhet të bëjë? Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Si fillim qe te aplikojn per leje qendrimi duhet bejm kerkes per heqen e apelasit, dhe emrit te bashkshortit tuaj nga lista e zeze, perndrryshe do refuzohet kerkesa per lejen e qendrimit. PYETJE: Peshendetje, jam një djalë qe kam jetuar vite ne Greqi dhe pronari me ka thënë të vioj prapë. A kam shanse të bëj letra? farë dokumenti do të duhet? Apelas nuk kam. Ju lutem me ktheni pergjigje. Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Nese doni te vini per pune ne shtetin grek dhe keni nje pronar i cili mund t’ju sigurojë pune, atëhere duhet te aplikoni per vize pune. Ky veprim realizohet në Ambasadën greke në Tiranë. PYETJE: Une kam taftotita omogenon (kartë homogjeni) dhe me skadon 2020. Dua te marr pasaportë greke, por nuk dua te shkoj ushtar. Mund te me ndihmoni? Jam datëlindja 1982. Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Qe te aplikoni per nenshtetsi qe ne momentin qe nuk keni kryer sherbimet tuaj si ushtare ne shtetin grek do t’ju duhet qe ta kryeni pasi t’ju dale posaporta si homogjen. PYETJE: Po per mua personalish qe nuk jam pajisur me dokumenta greke, por jetoj ne Shqiperi, a mundet te pajisem me pasaporte? Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Nese nuk keni jetuar ndonjehere ne shtetin grek dhe nuk keni patur asnje lidhje me shtetin grek nuk mund te pajiseni me nenshtetesi greke, por mund te aplikoni per leje qendrimi 5-vjeçare duke blere nje prone, nje shtepi ne Greqi. PYETJE: Kam jetuar 20 vjet ne Greqi nga keto vite 11 vjet kam qene me dokumenta te rregullta nga viti 2000-2011. Gjatë ketyre viteve kemi lindur dhe dy femije ne Greqi, po qe nga 2011 jetojmë ne Shqipëri, ku kemi lene dhe dokumentat. Interesohem vetem per nenshtetesi greke. Dedes & Associates- Law Firm: Pershendetje, faleminderit qe kontaktuat me zyren tone. Nje nder kushtet kryesore qe te aplikoni per nenshtetesi greke eshte: nuk duhet te jeni larguar mbi 10 muaj pese vitet e fundit nga shteti grek. Gjithashtu duhet te jeni te pajisur me leje qendrimi qe te aplikoni per pasaportë.

Ndaje me miqte