0030 210 33 18 483

Qarkorja: Leje qëndrimi për Fëmijën Prindin Bashkëshortin. Kush përfiton e kush jo

19 Maj 2016

Në kuadër të zbatimit të dispozitave të fundit për emigracionin, ministria e brendshme (sekretariati i emigracionit), ka nxjerrë udhëzime të reja, ku sqarohen shërbimet e veta në qendër e në bazë se si duhet të procedojnë për pajisjen me leje qëndrimi të fëmijve të emigrantëve. Zyra e avokatisë DEDES & ASSOCIATES, e prezanton këtë qarkore, duke sjellë edhe shembujt përkatës. KATEGORIA (A) Shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet të marrin në konsideratë mirëqenien e fëmijëve dhe rrethanate familjare siç njihet nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Kartës së të Drejtave Themelore. Eshtë ka pranuar gjithashtu se fëmijët, për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të personalitetit të tyre, duhet të rriten në një mjedis familjar. Shtetet anëtare duhet të sigurojnë se fëmija mos të ndahet nga prindërit kundër vullnetit të tyre dhe se çdo kërkesë të paraqitur nga një fëmijë ose prindërit e tij për të hyrë në një shtet kontraktues ose të lënë atë me qëllim të ribashkimit familjar do të shqyrtohet nga Shtetet Anëtare me shpejtësi, me mënyrë humane dhe të shpejtë. Për më tepër, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar se e drejta për respektimin e jetës private ose familjare, duke marrë parasysh nevojën e fëmijës për të mbajtur marrëdhënie të rregullt personale me të dy prindërit. Prandaj, kur të shqyrtojë çdo kërkesë, Shteti Anëtar duhet të sigurojë që fëmija nuk mund të ndahet nga prindi / prindërit kundër vullnetit të tyre, përveç nëse shteti anëtar vendos që interesi më i lartë i fëmijës kërkon vijën ndarëse me legjislacionin e themeluar dhe procedurat e përcaktuara. Në këtë kontekst, procedura për lejen e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme, qarkorja 28/2015, vendosi që kërkesat në lidhje me fëmijët e mitur, pavarësisht nëse kanë ardhur në shtetin Grek me ose pa vizë, procesi i miratimit të vizave të mëparshme apo të mos nxjerrjes së lejes së qëndrimit apo i lindur në Greqi, të paraqiten nga prindi ose personi që ka kujdestarinë e të miturit. Dispozita e mësipërme vepron në kuadër të tranzicionit dhe vetëm për fëmijët që nuk kanë lindur në Greqi, te cilet dëshmojnë se kishin hyrë dhe qëndruar në vend para hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015. Prova e hyrjes dhe qëndrimit në vend, dëshmohet nga dokumentet specifike (Shkollat, ekzaminimet mjekësore, vaksinimet, aktivitete sportive etj). Përjashtohen fëmijët e shtetasve të vendeve të treta me banim të ligjshëm në Greqi, të cilët jetojnë jashtë vendit. Ne kete rast miratohet procesi i vizave ndjekur për bashkim familjar. DISA SHEMBUJ Shtetas të vendeve të treta (një çift emigrantësh), që jetojnë në mënyrë të paligjshme në shtetin grek, të cilët kan patur leje qëndrimi të dekadës së fundit por nuk e kan rinovuar më, mund të aplikojnë për një leje qëndrimi për arsye të veçantë. Nëse kanë dhe 2 fëmijë, nga të cilët njeri prej fëmijve është lindur në shtetin grek. Ndërsa fëmija tjetër ka ardhur në mënyrë të ilegale në shtetin grek ose ka ardhur me bashkim familjar dhe ka qenë i pajisur dikur me leje qëndrimi nga prindërit, mund të aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të veçantë. Ndërsa prindi që nuk ka patur asnjëherë leje qëndrimi, që të pajiset gjithashtu me leje qëndrimi një ndër kushtet që duhet të plotësojnë është që bashkeshorti/ja të ketë siguracion, në të cilin të përfshihen të dy. Shtetas të vendeve të treta, që janë pajisur me leje qëndrimi, me dy fëmije. Një ndër Fëmijtë nuk ka lindur më shtetin grek ose ka ardhjur me bashkim familjar, ka patur leje qëndrimi, po nuk e ka rinovuar më. Ndërsa fëmija tjetër ka lindur në shtetin grek. Ka të drejtë t’i pajisë të dy fëmijtë me leje qëndrimi, edhe atë që ka lundur në shtetin grek, edhe atë që nuk ka lindur në Greqi, duke ndjekur një procedurë të ndryshme, në çdo rast. Shtetas emigrant që është pajisur me leje qëndrimi. Dhe bashkëshorti/ja dhe fëmijtë e tyre jetojnë gjithashtu me ta. Njeri nga fëmijtë ka leje qëndrimi me bashkim familjar, për arsye se ka lindur në shtetin grek. Bashkëshorti/ja dhe fëmijtë që nuk kanë leje qëndrimi: bashkëshorti/ja pajiset me leje qëndrimi nëse fëmija ka lindur para vitet 2015 në shtetin grek. Gjithashtu nga bashkëshorti/ja përfitojnë edhe fëmijtë që nuk kishin leje qëndrimi më përpara. Leja e qëndrimit që do të pajisen bashëshorti/ja dhe fëmijtë do të ketë të njëjtin afat me atë të bashkëshortit/es që janë pajisur me ëeje qëndrimi, sepse do ta përfitojnë si bashkim familjar. KATEGORIA ( B) Leje qëndrimi për arsye të veçanta përfitojnë gjithashtu dhe të gjithë emigrantët që kishin leje qëndrimi 10 vjetët e fundit por nuk i kanë rinovuar më, ose në dekadën e fundit kanë jetuar 5 vjet pa shkëputje në shtetin grek. NUK PERFSHIHEN a) të gjithë emigrantët që kishin marrë vetëm një veveosi blu, ose të bardhë, por por nuk iu ka dalë pulla e lejes së qëndrimit. b) emigrantët që kanë patur vizë pune sezonale c) emigrantët që kanë patur azil në shtetin grek d) të gjithë emigrantët që kanë patur leje qëndrimi 6 mujore, ose leje qëndrimi për arsye studimi. Për më shumë informacion: DEDES & ASSOCIATES, Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte