0030 210 33 18 483

Qarkorja për lejet e qëndrimit dhe bashkimin familjar

Tribuna 08 Shtator 2016

Shumë prej mesazheve që mbërrijnë në inbox-in apo e-malin e Tribunës lidhen me çështje të cilat i kemi trajtuar vazhdimisht, duke u sjellë lexuesve edhe sqarimet e nevojshme nga ekspertët dhe specialistët (Zyra e avokatisë Dedes & Associates, Fatos Malaj, apo drejtori i drejtorisë së emigracionit në Athinë, Ilias Hronopulos). Megjithatë, është e natyrshme që secili të pyesë për një çështje të caktuar atëherë kur kjo çështje i del përpara dhe duhet përballuar. Tribuna e pa të arsyeshme që të publikojë edhe një herë pjesët e qarkores kryesore që doli në fund të vitit të kaluar dhe jepte udhëzime të detajuara mbi zbatimin e ligjit të ri për emigracionin, që u miratua nga parlamenti grek në korrik 2015. Për fat të keq, duhet të themi se pavarsisht premtimeve nga qeveritarët dhe administrata publike, problemet vazhdojnë të mbeten dhe kanë të bëjnë jo vetëm me vonesat (pavarësisht se ka një përmirësim të vogël), por sidomos me mangësitë e vetë nëpunësve në njohjen e neneve të ligjit dhe procedurat e zbatuimit të këtyre neneve. Në fund si gjithmonë, “faturën” e paguajnë vetë emigrantët... Në qarkoren që po ribotojmë, përshkruhet zbatimi i dispozitave për emigrantët që kanë humbur lejen e qëndrimit dhe si mund ta fitojnë sërish atë. Por dispozita të favorshme do të fillojnë më në fund të zbatohen edhe për bashkimin familjar, pa qenë nevoja që të ndiqet procedura e stërzgjatur që kalon nga autoritetet konsullore greke në Shqipëri. Veç duhet bërë kujdes, se dispozitat e reja të bashkimit familjar, zbatohen vetëm për rastet e lindjes së fëmijës në Greqi, me kusht që njeri nga prindërit të ketë leje qëndrimi të vlefshme. Tribuna risjell për lexuesit gjithë përmbajtjen e qarkores. Zbatimi i dispozitave të nenit 8, paragrafi 23 i ligjit 4332/2015 A. Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme që jepet me vendim të koordinatorit të administratës së decentralizuar I. Posedues lejesh qëndrimi që kanë skaduar 10 vjeçarin e fundit para se të paraqitet aplikimi i tanishëm 1- Fotokopje të pasaportës, qoftë dhe sikur ajo të ketë skaduar 2- Një titull qëndrimi (leje qëndrimi), pavarësisht se cili autoritet e ka lëshuar, që ka skaduar gjatë dhjetëveçarit të fundit para dorëzimit të aplikimit. 3- Paravolo (taksë) me vlerë 300 euro. 4- Dokumente që vërtetojnë ruajtjen e lidhjeve me Greqinë, pas skadimit të lejes së qëndrimit dhe deri në datën e aplikimit. Dokumente të tilla konsiderohen: - vërtetime për ndjekjen e mësimeve të gjuhës greke - dëftesa studimi në shkollat greke të nivelit të parë apo të dytë - leje të mëparshme qëndrimi, pavarësisht nga autoriteti që i ka lëshuar - kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme - vërtetime siguracionesh në një ent grek të siguracionit primar - vërtetime për lidhje të mundshme familjare me një qytetar grek apo homogjen - vërtetim studimi në institucionet arsimore të vendit - fatura të veprimeve bankare - akte noteriale që janë hartuar në prani të të interesuarit. 5- Librezë shëndeti, personale apo familjare e vlefshme, ose - Dokument i aftësisë siguruese, ose Vërtetim i blerjes së ditëve të siguracioneve (ensimave) që kërkohen për përmbushejn e aftësisë siguruese, nga cilido ent publik siguracionesh. II. Posedues lejesh qëndrimi me kohëzgjatje të përgjithshme 5 vjet, që kanë skaduar 10 vjeçarin e fundit para se të paraqitet aplikimi i tanishëm Dokumentet që kërkohen - Fotokopje e pasaportës, qoftë dhe sikur të ketë skaduar - Leje qëndrimi me kohëzgjatje të përgjithshme pesë vjet, pavarësisht nga autoriteti që i ka lëshuar, dhe që kanë skaduar gjatë 10 vjeçarit të fundit para se të paraqitet aplikimi për leje të jashtëzakonshme - Paravolo (taksë) me vlerë 300 euro Librezë shëndeti, personale apo familjare e vlefshme, ose - Dokument i aftësisë siguruese, ose Vërtetim i blerjes së ditëve të siguracioneve (ensimave) që kërkohen për përmbushejn e aftësisë siguruese, nga cilido ent publik siguracionesh. Ensimat, si do të sigurohen SHENIM: Në rastet që të interesuarit nuk përmbushin kushtin e aftësisë siguruese dhe është e domosdoshme të blejnë ensimat e nevojshme, do të ndiqet procedura e mëposhtme: - Marrje në dorëzim e gjithë dokumenteve të tjera që paraqesin me aplikimin, - Dhënie e vërtetimit të tipt A (veveosi blu). Shërbimet do të duhet t’i informojnë të interesuarit se duhet të shkojnë në entin e siguracioneve ku ishin më parë të siguruar apo dëshirojnë të sigurohen, me qëllim që të kryejnë blerjen e ensimave që nevojiten dhe të paraqesin vendimin e blerjes brenda gjashtë muajve që nga data e aplikimit; ndryshe aplikimi i tyre do të refuzohet. Shërbimet kompetente të siguracioneve do të kryejnë shitjen e ensimave, pa kërkuar prej të interesuarit dokument tjetër, përveç pasaportës dhe vërtetimit të tipit A. Leje qëndrimi për bashkim familjar Dokumentet që kërkohen - Formulari i aplikimit - Dy (2) fotografi të kohëve të fundit, me format pasaporte, si dhe në trajtë elektronike të arkivuara në CD, në trajtën grafike JPEG 2000. - Kopje e legalizuar e pasaportës së vlefshme - Kopje e lejes së qëndrimit të personit që e ka në ngarkim, me vlefshmëri të paktën dy vjeçare - ertifikatë lindjeje e fëmijës (fëmijve), deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015. - Dokumente që vërtetojnë se pas lindjes së fëmijve ka qëndruar në Greqi - Aftësi siguruese të ngjashme me të personit që e ka në ngarkim - Paravolo (taksë), sipas dispozitave të nenit 132 të ligjit 4251/14 (Shënim: Paravolat ndryshojnë në varësi të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit).

Ndaje me miqte