0030 210 33 18 483

Që nga 1 qershori paga për punën vetëm nëpërmjet bankës

Tribuna 20 Maj 2017

Që nga 1 qershori 2017, punonjësit e sektorit privat do t’i marrin pagat e tyre vetëm nëpërmjet bankës. Kjo tashmë bëhet e detyrueshme, me një vendim të firmosur nga ministrja e punës, Efi Ahcioglu dhe ministri i financave, Euklidis Tsakalotos. Punonjësit duhet të kenë llogarinë e tyre bankare, ku do t’iu depozitohet paga; në rast të kundërt punëdhënësit do të përballen me sanksionet që do t’iu vendosë Inspektoriati i Punës. Sipas vendimit ministror, pagesa nëpërmjet bankës do të shmangë rastet e mospagimit si dhe do të ofrojë mundësinë për një kontroll më efikas dhe luftimin e kundravajtjeve në tregun e punës.

Ndaje me miqte