Qeveria greke: &ldquoNuk do të ketë më asnjë masë shtrënguese&rdquo
TRIBUNA
21 Shkurt 2017
Pas përfundimit të punimeve të Eurogrupit, burime qeveritare greke thanë se “marrëveshja përmban kushtin e parevokueshëm të Athinës që të mos ketë as edhe një euro më shumë masa shtrënguese”.
Siç citon agjencia ANA-MPA, burimet thanë se pala greke pranoi sanksionimin e reformave që do të zbatohen nga 1 janari 2019.
Edhe ministri i politikës digitale, Nikos Pappas, që është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Tsipras, theksoi vendosmërinë e Athinës për të mos pranuar masa të tjera shtrënguese.
“Nuk ka më hapësirë për më shumë shtrëngesë. ?do ndërhyrje që do të bëhet do të ketë kosto financiare zero për qytetarët”, deklaroi Pappas duke folur të martën për televizionin Ant1.
Pappas nënvizoi se ka hapësira për ndërhyrje fiskale që do të ndryshojnë magmën e politikës, duke theksuar se duhet tashmë që barra të kalojë nga shtrëngesa tek reformat, duke iu referuar edhe deklaratave të kreut të Eurogrupit, Dijsselbloem dhe të komisionerit për financat Moscovici.
“Nëse do të ketë ndërhyrje për ulje të limitit të të ardhurave të patatueshme, atëherë do të duhet të vazhdojmë masat që do të japin lehtësime tatimore me drejtësi sociale dhe eficencë”, tha Pappas.
Ai solli si shembull rritjen e taksës së luksit dhe uljen e tatimit për artikujt bazikë ushqimorë. Ndërmjet lehtësimeve tatimore është edhe ulja e ENFIA-s, shtoi Pappas.
Ministri i politikës dixhitale nënvizoi se objektivi i qeverisë është që të finalizohen negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur, duke vënë në dukje se nuk ka arsye për vonesa. “Eshtë një shans i mirë për të konstatuar edhe komuniteti ndërkombëtar nëse disa krijojnë vonesa qëllimisht”, theksoi.
Nikos Pappas nënvizoi se marrëveshja aktuale përmban dorë të lirë për qeverinë në çështje si dhënia e pensionit të 13-të apo ofrimi falas i asistencës mjekësore dhe farmaceutike për qytetarët që nuk kanë siguracion.
Ndaje me miqte