0030 210 33 18 483

Qipro shqiptari vret biznesmenin dhe dy policë

24 Qershor 2016

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Qipro, ku gjithashtu kanë humbur jetën tre persona të tjerë. Sipas policisë vendase, 41 vjeçari shqiptar, bashkë me dy persona të maskuar u futën në një restorant dhe hapën zjarr drejt një tavoline ku po darkonte një biznesmen qipriot i moshës 51 vjeç. Biznesmeni dhe dy nga policët e trupropjës së tij mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me truprojat ka mbetur i vrarë edhe njeri prej agresorëve. Sipas policisë, ai është një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. “Mbeti i vrarë edhe një person tjetër, që është njeri nga atentatorët, i moshës 41 vjeç, nga Shqipëria. Dhe për këtë arsye u informua menjëherë Interpoli, me qëllim që të na jepen më shumë të dhëna”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Qipros, Andreas Agelidis. Mendohet se atentatorët ekzekutuan një kontratë vrasjeje me pagesë. Policia po kërkon dy ose më shumë persona të tjerë që mendohet se ishin pjesëmarrës në këtë atentat. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje vonë, në një restorant në Agia Napa, në bregun jugor të ishullit të Qipros. Në të njëjtën datë, më 23 qershor 2012, në të njëjtin qytet ishin ekzekutuar pesë truproja të biznesmenit që u vra në atentatin e tanishëm. Atëherë ishte përfolur si implikuar në vrasje, një tjetër shtetas shqiptar, Julian Sinani. Mirëpo pas përfundimit të hetimeve, iu hodhën prangat dy shtetasve grekë, të cilët ndodhen në burg që prej dy vjetësh. Tribuna

Ndaje me miqte