0030 210 33 18 483

&ldquoREBELOHET&rdquo LSI. VASILI: &ldquoTESTIMI I MJEKEVE I PALIGJSHEM&rdquo

18 Shkurt 2015

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi për mediat se testimi i mjekëve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë është i paligjshëm. “Lidhur me këtë çështje, kam shprehur në disa raste kundërshtinë time lidhur me paligjshmërinë e testimit, i cili është i rëndësishëm sepse trondit legalitetin e veprimeve që ndërmarrim”, tha Vasili. “Përsa i takon procesit në pikpamjen profesionale, me bërjen publike dhe të pyetjeve të testit besoj që procesi ka rënë. Pyetjet nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë, janë pyetje interesante për njerëz që nuk merren me mjekësi, dhe sigurisht të tillë do të kenë qenë ata që do i kenë përpiluar dhe kushdo që do t’i kosultonte do të kuptonte që janë interesante për t’u njohur me botën e mjekësise por nuk kanë lidhje ne profesionistët e mjekësisë. Pyetjet kanë dozë humori, ku dhe ju mund të kthenit përgjigje”, u shpreh Vasili për mediat. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, zgjidhje inteligjente e qeverisë do të ishte tërheqja nga ky testim. “E gjithë kjo zgjidhje e vetme dhe inteligjente të ishte tërheqja dhe ecja më tej për të përforcuar performancën e personelit mjekësor”, tha Vasili. Ndërsa sa i përket ngritjes së Komisionit të posaçëm për dekriminalizimin e Kuvendit. kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se nuk ka asnjë tërheqje të shumicës për të vijuar me ngritjen e këtij komisioni, dhe do të zbatohet marrëveshja e arritur mes palëve në muajin dhjetor. Vasili tha se sapo të gjenden modalitetet e duhura, shumica do tregojë vullnetin e saj për të gjetur një zgjidhe që shkon përtej mazhorancës dhe opozitës. “Nëpërmjet rezolutës ne shprehëm vullnetin dhe gatishmërinë, presim qartësimin emodaliteteve. Eshtë një moment i përshtatshëm, nuk ka pasur asnjë kundërshti, është çështje e bërë publike për të cilën ne kemi shprehur vullnetin tonë politik. Sa të vihen në lëvizje instrumentet e nevojshëm do nisë puna, nuk gjej arsye për ngut dhe polemika”, deklaroi Vasili.

Ndaje me miqte