Rama: &ldquoBasha të vendosë kushte brenda PDsë&rdquo
TRIBUNA
02 Gusht 2016
Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën, në përgjigje të kërkesës së përsëritur të opozitës për qeveri teknike se “qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama i kujton kreut të PD-së Lulzim Basha se “kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t’i thotë, edhe aty me pak kujdes sepse jo gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti - siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi”.
“Në asnjë pikë të kësaj kontrate të qeverisë me shqiptarët nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa babysiter!
Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”, vijon Rama postimin e tij, si reagim ndaj deklaratës të Bashës se “qeveria teknike është kusht i patjetësueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Ndaje me miqte