Rama: &ldquoNdryshimet në qeveri vetëm në kuadër të fushatës zgjedhore&rdquo
Tribuna
13 Mars 2017
Pas largimit të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin edhe të tre ministrave të tjerë të kabinetit të tij. Jashtë qeverisë do të jenë dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ai i Mirëqënies sociale Blendi Klosi, dhe ai i Pushtetit vendor Bledi ?uçi.
Mbrëmjen e të dielës Rama tha se ndryshimet janë ndikuar nga nevoja për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme dhe nuk kanë lidhje me protestën e opozitës, e cila prej më shumë se tre javësh po kërkon një qeveri teknike.
Në mbledhjen e koordinatorëve të Partisë socialiste për të 12 qarqet e vendit, shumica dërrmuese e të cilëve janë anëtarë të qeverisë, ai komunikoi largimin dhe të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, atij të Mirëqënies sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe të Ministrit të Pushtetit vendor dhe koordinatorit kombëtar për Antikorrupsionin Bledi ?uci.
Shpjegimin zyrtar e dha pasdite vetë kryeministri i cili në mënyrë të përsëritur në të kaluarën ka refuzuar çdo mundësi ndryshimesh në kabinetin e tij: "Ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër, veçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së 18 Qershorit, të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë”
Në komunikimin javor online, kyeministri deklaroi se ndryshimet në qeveri do të bëhen si domosdoshmëri që udhëheqësit tanë politikë të fushatës elektorale të qershorit të fokusohen me energji të reja për të hapur siparin e gjeneratës së re të Shqipërisë tjetër.
Rama në fjalën e tij, u shpreh se “Së pari, këto ndryshim s’kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një ore pasdite në studion televizive që është instaluar këtu poshte zyrës time. S’ka lidhje as me deputetët e PD-së që bëjnë turne nate me grafik për të ruajtur studion e trufullojnë me njëri-tjetrin për pagesat e figurantëve, të cilët mezi po i mbledhin për të duartrokitur liderin që nuk e kanë. Se dyti, s’kane asnjë lidhje ndryshimet as me muzikën qe është një muzikë nën nivelin mesatarë të klubeve të natës të Shqipërisë”.
“Ndryshimet e ministrave që do t’i çojmë Presidetit të Republikës për dekretim, do të jenë katër nga radhët e Partisë Socialiste. Së treti: Ndryshimet nuk nxiten nga rezervat për punën e katër ministrave, të cilët largohen me konsideratën time me pozitive për kontributin e tyre në rrugën e vështirë të reformimit dhe të trasformimit të vendit gjatë këtyre tre viteve e gjysën përpkekje për të bërë shtet”, tha Rama.
Me tej, Rama tha se “Duke filluar nga Saimir Tahiri, ku Policia e Shtetit nga një institucion i korruptuar, sipas anketimit të bërë nga BE në vitin 2013, u kthye në institucionin më të besuar për shqiptarët, sipas të të njëjtin anketim në vitin 2016. Duke vazhduar me Blendi Klosin, i cili e coi përpara me përkushtim stafetën e marrë nga Veliaj. Me tej, me Ilir Beqen, i cili u godit pa pushim nga akuzat dhe shpifjet e opozitës. Dhe ne fund, por jo nga rendësia, me Blendi Cucin, që udhëhoqi dhe koordinoi së bashku me Bashkim Finon, reformën historike administrative teritoriale”.
“Së katërti, theksoi kryeministri Rama, ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit të koalicionit, Ilir Meta, i cili e ka respektuar dhe mbështetur që ditën e parë rolin kushtetues si kryeministër për lirimin dhe emerimin e ministrave. Së pesti, ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politike të fushatës elektorale të qershorit të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit. Duke nisur nga Tirana, ku Saimir Tahiri është kryetari i partisë tonë dhe ambicja jonë është të ngrihemi mbi rezultatin historik”.
“Ju bëj thirrje socialistëve të ngrihen në këmbë dhe të trokasin derë më derë pa pushim për të hapur siparin e gjeneratës së re të Shqipërisë tjetër” , theksoi kryeministri Rama.
“Muzika le të vazhdojë, karvani të shkojë përpara”, ironizoi Rama në fund të fjalës së tij.
Ndaje me miqte