Rama: PD nuk i do ndërkombëtarët i trembet paanshmërisë së tyre
13 Korrik 2016
Kryeministri Edi Rama nuk e quajti ‘të papritur’ refuzimin e ardhur nga Partia Demokratike për propozimin e ofruar nga SHBA/BE për zgjidhjen e ngërçit për reformën në drejtësi.
KJo është prova më ulëritëse, tha ai, se PD është gati ta sakrifikojë të ardhmen europiane të Shqipërisë për të mbrojtur të akuzuarit e vet nga një drejtësi e reformuar.
PD, sipas Rames, nuk i do partnerët apo “të huajt” nëpër këmbë, sepse i frikesohet paanshmërise, profesionalizmit dhe besnikërise së tyre ndaj ligjshmërise, në procesin e skanimit të gjykatësve dhe prokurorëve të Shqipërisë.
“Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës për propozimin e ardhur nga SHBA dhe BE, nga Victoria Nuland, sepse përgjatë një viti e gjysëm të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi, PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet, se nuk e do reformën në drejtësi. E ka bojkotuar procesin, fillimisht, për një kohë të gjatë, ka hyrë e ka dalë në atë proces duke futur e duke nxjerrë letra pa lidhje, vetëm për ta ngatërruar procesin. Ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë si ka mundur, sa ka mundur, ku ka mundur. Ka abuzuar papushim me Opinionin e Komisionit të Venecias duke u kapur, fillimisht, gjatë dimrit, pas një paragrafi 55 dhe pastaj, me pranverën, pas një paragrafi 88, si i mbyturi pas fijes së barit. Eshtë tallur me partnerët strategjikë të Shqipërisë duke thënë se ka vetëm një hall, si “të mos e kapi Edi Rama” drejtësinë dhe ky “hall” zgjidhet me vendet e rezervuara”,
Por, vijoi Rama, PD nuk e ka pasur hallin tek vendet e rezervuara, por ka rezerva besueshmërie, profesionalizmi dhe integriteti te partnerëve strategjikë të Shqipërisë. AJo nuk i do partnerët apo “të huajt” nëpër këmbë, sepse i friket pikerisht paanshmërise, profesionalizmit dhe besnikërise së tyre ndaj ligjshmërise në procesin e skanimit të pasurive, vendimmarrjeve dhe aftësive të gjykatësve dhe prokurorëve të Shqipërisë, u shpreh kreu i Qeverise.
PD, tha Rama,e ka hallin tek humbja e kontrollit mbi vendimmarrësit e korruptuar të sistemit të drejtësisë, gjykatës dhe prokurorë, me të cilët ka rivrarë të vrarët në Gërdec dhe bulevard, duke e kthyer drejtësinë në një pazar të madh mesjetar, ku të korruptuarve të saj nuk i ka hyrë deri më sot asnjë gjemb në këmbë.
Më tej, në deklaratën e tij kryeministri solli në vëmendje rastet e përsëritura, kur për çështje të caktuara PD ka kërkuar ”hetim ndërkombëtar”, madje dhe vetë FBI-në, për të zbardhur ”histori korrupsioni” apo skandale të sajuara nga ata vetë.
Por, ndërsa tani që partnerët tanë janë gati të na ndihmojnë seriozisht duke mbështetur mbi një mekanizëm të strukturuar operacionin e kancerit në sistemin e drejtësisë dhe duke na ndihmuar të flakim jashtë sistemit gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, PD kërkon t’i vërë kufirin “te thana”, Amerikës dhe Europës.
Refuzimi i sotëm, sipas kryeministrit, është prova më ulëritëse se PD është gati ta sakrifikojë popullin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë për të mbrojtur të akuzuarit e vet nga një drejtësi e reformuar dhe e gatshme të përballet me kancerin e korrupsionit, në nivelet më të larta.
Megjithatë. theksoi kreu i qeverisë, ka akoma kohë, mundësi dhe shpresë per gjetjen e konsensusit, pasi në PD, tha Rama, “nuk ka vdekur çdo frymë arësyetimi”. I bëji publikisht thirrje kryetarit Lulzim Basha, shtoi ai, që të mos udhëhiqet nga frika, por ta udhëheqë Partinë Demokratike drejt interesit të madh kombëtar, që lidhet me reformën në drejtësi, një reformë strategjike shtetbërëse dhe integruese.
Ndaje me miqte