Rama: Reforma në drejtësi një revolucion uroj të miratohet
18 Korrik 2016
Kryeministri Edi Rama, doli në një deklaratë për mediat, nga Akademia Politike e PS, ku foli për reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si një revolucion për vendin tonë.
Ai u shpreh i bindur për arritjen e këtij revolucioni, duke theksuar se vetëm pak ditë na ndajnë prej tij.
“Nuk ndodh gjithmonë të hapim siparin për revolucion, për një çështje kaq madhore, siç ështe reforma në drejtësi. Politika është bërë si diçka e keqe, së cilës duhet t’i rrish larg. Politika ka lindur, që njerëzit së bashku të bëjnë gjëra të pamundura. Kush mund të çel rrugën e revolucionit të madh të drejtësisë, përveç politikës. Akademia politikë, në vigjilie të një revolucioni. Vetëm pak ditë na ndajnë revolucioni. Mund të jetë dhe një ndarje e prerë”, ka deklaruar Rama.
Sipas kryeministrit nuk mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën. “Por si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa poltikën. Dhe kush mund t’ia çeli rrugën këtij revolucioni përveç se poltikës. Nga njëra anë është domosdoshmëria jetike e një populli që kërkon të ndodhë ky revolucipn dhe nga ana tjetër pengesa e një grupi njerzish që thuhet se përfaqësojnë popullin por bien ndesh me kërkesat e tij”, tha Rama.
Kjo, vijoi kryeministri, është reforma më e rëndësishme dhe historike që kemi marrë përsipër të çojmë para. Vetëm pak ditë na ndajnë që nga ai moment që unë e uroj të bëhet i mundur deri në orët e fundit. Ose të një votimi së bashku ose i një ndarjeje të re të qartë dhe të prerë mes atyre që janë të vetëdijshrm në parlament se janë aty kundër ambicies së popullit shqiptar që shpreson të përmbysë një sistem drejtësie që i ka marrë frymën për 25 vite me radhe dhe atyre që kërkojnë që ky revolucion të ndidhë.
“Ne pranojmë çdo propozim dhe zgjidhje që ofron PD me kusht që zgjidhja të konsiderohet zgjidhje dhe jo zgjedhë mbi sistemin e drejtësisë nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Rama.
Ndaje me miqte