Rama: Të jesh mjek në Shqipëri është e vështirë
ATSH
22 Nentor 2016
Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekët deklaroi se reforma në shëndetësi kërkon kohë, ashtu si ajo në arsim.
Kreu i qeverisë theksoi se të jesh mjek, mësues, apo polici në vendin tonë është një punë e vështirë. Rama teksa u rikthye pas në kohë tha se situata tri vite më parë ishte alarmante.
“Të jesh mjek dhe mësues apo punonjës i policisë në këtë vend është vërtetë shumë e vështirë, apsi mbart me veten, mbi vete një kosto morale të krijuar në shumë vite. E cila është jashtëzakonisht e vështirë që të shlyet shumë shpejt. Në tërësi reformat japin rezultate me vonese në krahasim me nevojën. Reformat në Shëndetësi kërkojnë kohë të gjatë. Më ka bërë shumë përshtypje dhe jam interesuar për këtë gjë një Gjerorgji se perceptimi më pak pozitiv ishte për shëndetësinë. Kur vjen puna te shëndetësia mosbesimi ka një hark kohor shumë herë më të gjatë sesa në sektorët e tjerë. Kur vjen puna tek shëndetësia nuk është thjesht çështja tek një shërbim publik, por tek raporti që ka të bëjë me jetën. Ne e gjetëm sektorit në një situatë alarmante dhe unë nuk dua të bëj shumë krahasime por duka të krahasoj vetëm gjendjen e 3 spitaleve të Tiranës; QSUT, Sanatoriumin, dhe Spitalin e Traumës.”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se ndryshimet janë duke ndodhur në këtë sistem, megjithëse shtoi se procesi është ende larg së qënit i përfunduar. Rama përmendi investimet në infrastrukturën e spitaleve në gjithë vendin dhe në rritjen e pagave për mësuesit dhe infermierët.
Kryeministri shtoi se është e vështirë të mposhtësh perceptimin për reforma të tilla, si ajo në shëndetësi dhe ajo në arsim, por shprehu bindjen në vijimësinë e këtyre reformave. Sa i takon shëndetësisë, Rama u shpreh se pamundësia financiare e Qeverisë nuk lejon që të ndërmerren të gjitha ndryshimet e nevojshme në të njëjtën kohë. “Por ne po bëjmë gjërat në radhën e duhur”, u shpreh ai.
Ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj në fjalëne tij në këtë takim, tha se rritja e pagave dhe pensioneve me një fond prej 100 milionë dollarësh vjen falë reformave të ndërmarra nga qeverisja e majtë në tre vite.
Ndër të tjera ai shtoi se përpos rritjes së pagës që pritet të japë efekt në vitin e ardhshëm, mjekët kanë përfituar dhe nga heqja e taksës së sheshtë.
Ndaje me miqte