Rama i 22ti ndër Liderët më të pashëm në botë Presidenti Nishani i 112ti
25 Korrik 2015
Kryeministri Edi Rama është përzgjedhur si një nga liderët politikë më të pashëm në botë. Në një klasifikimin të bërë nga Hottest Heads of State, kryeministri shqiptar renditet në vendin e 22, tetë pozicione më larg se Presidenti i SHBA Barack Obama, por duke lënë pas me 10 pozicione Presidentin rus Vladimir Putin.
Gjithashtu edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjendet në këtë listë, duke zënë vendin e e 112-të.
Kryeministri Rama ka mposhtur të gjithë konkurentët e tij në rajonin e Ballkanit, ku në rivalin e tij më të madh homologun malazez Milo Gjukanoviç, e ka lënë pas me 18 pozicione. Ndërsa kryeministrat e Kosovës Isa Mustafa dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk janë përfshirë fare në klasifikim.
Po ashtu as Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk gjendet fare në këtë listë prej 197 liderësh botërorë. Ndërkohë Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq është renditur në vendin e nëntë.
Menjëherë pas presidentes kroate, në vendin e 10-të figuron kryeministri grek, Aleksis Tsipras.
Në vendin e parë të udhëheqësve me të pashëm është Jigme Khesar Namgyel Eangchuck, mbret i Butanit. Ai pasohet nga presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe mbret spanjoll Felipe VI.
Linku ku mund të shihni 197 liderët më të pashëm në botë: http://hottestheadsofstate.com/list/
Ndaje me miqte