Rama dhe Tsipras nuk do të flasin për basketbollin si në takimin e parë
Ora NEWS
25 Janar 2018
Robert Goro, analisti i njohur i çështjeve greke u shpreh për Arena nga Dritan Hila, se opinioni publik ne Greqi nuk ka qenë shumë i përfshirë në ceshtjet e takimeve shqiptaro greke, pasi edhe mediat nuk e kanë trajtuar shumë.
Duke respektuar edhe atë strategjinë e Ministrit të Jashtëm grek, për t’i mbajtur larg nga takimet me palën shqiptare. Njëjtë ka ndodhur dhe me një takim me homologun maqedonas. Pra, ka një lloj "sekreti" nga ana e Ministrisë së Jashtme greke.
Por, - shton Goro, me takimin që do të kenë dy Kryeministrat, Tsipras dhe Rama, në Forumin Ekonomik të Davosit, do të dalë ndonjë lajm. Aq më tepër që Tsipras edhe Rama do të takohen për më shumë se 1 orë e gjysmë, pra do të jetë një takim jo thjesht për të folur për basketbollin, siç është folur në një takim të mëparshëm.
Por, për të shqyrtuar të gjitha çështjet që ndoshta do të përcaktojnë edhe piketat, me qëllim që në pranverë, me gjasë në Prill, do të kemi disa ngjarje përcaktuese, sa i takon marrëveshjeve të ndryshme me Greqinë.
Ndaje me miqte