Rama e Tsipras do të takohen në Davos të Zvicrës
Tribuna
22 Janar 2018
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë do të takohen gjatë punimeve të samitit të Davosit në Zvicër. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë deklaratave për shtypin në Bruksel.
Duket se takimi Rama - Tsipras nuk do të jetë thjesht protokollar, por madje tepër thelbësor.
Ministri Kotzias tha se në takimin e tyre ata do të çertifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët u dakordësuan për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.
Në fakt, dita e sotme ka qenë tepër e mbushur për marrëdhëniet midis Shqipëërisë dhe Greqisë.
Mëngjesin e të hënës, ministria e jashtme greke përshëndeti fillimin e punimeve për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë Shqipëri.
Nga Brukseli, ministri i jashtëm Kotzias tha se gjen rastin të shprehë edhe njëherë kënaqësinë për këtë zhvillim. “Qeveria shqiptare kishte kurajën dhe vullnetin politik që të miratojë dy ligje zbatuese për marrëveshjen që ishte nënshkruar në vitin 2009...
“Vlerësoj jashtëzakonisht faktin se më në fund qeveria shqiptare po avancoj me hapa të guximshëm në realizimin e marrëveshjeve, ashtu siç është e obliguar të veprojë edhe pala greke”, tha Kotzias.
Ministri i jashtëm grek tha se të hënën kishte informuar edhe homologët e vet të BE-së në Bruksel, mbi bisedimet me ministrin Bushati në Korçë.
Me kthimin në Athinë, Kotzias duhet ndër të tjera të përballet edhe me reagimet e partisë më të madhe opozitare, Demokracia e re.
Partia konservatore e ka akuzuar ministrin se se çështje të rëndësishme të politikës së jashtme i trajton me një logjike fshehtësie dhe diplomacie sekrete.
Demokracia e Re ka depozituar në kryesinë e parlamentit një kërkesë për interpelancë me ministrin Kotzias, me qëllim që të informohet mbi bisedimet e Korçës dhe sidomos nëse në këto bisedime është diskutuar edhe për çështjen çame.
Ndaje me miqte