Rama i përgjigjet Bashës: Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit nuk ka reformë me kushte
ATSH
20 Shtator 2017
Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit nis nga vota e shqiptarëve dhe se nuk mund të ketë kushte nga pala tjetër.
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, i është përgjigjur Partisë Demokratike dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, për Reformën Zgjedhore.
“Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga vota e shqiptarëve jashtë kufijve. Plus: Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ndaje me miqte