Rama paralajmëron BEnë lidhur me lënien e boshllëqeve në Ballkan
ATSH
30 Nentor 2016
“Rusia dhe militantët islamikë mund të përpiqen që të rrisin ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit, nëse Bashkimi Evropian nuk i pranon ata si anëtarë”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë të publikuar sot’, citon agjencia Reuters të mërkurën.
Rama u shpreh për gazetën e përditshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se ishte në interes të BE-së që të përpiqet të sjellë vendet ballkanike në gjirin e saj.
“Nëse duam të kemi një Bashkim Evropian të sigurt dhe të qëndrueshëm si dhe një Evropë të sigurt, kjo nuk bëhet nëse ka vrima apo boshllëqe”, tha Rama.
“Përveç kësaj, ne nuk duhet të harrojmë se ka edhe të tjerë, të tretë, aktorë, të cilët po luajnë lojën e tyre, ku mund të përfitojnë nëse BE-ja lë një boshllëk atje”, u shpreh ai.
“E kam fjalën për Rusinë, por gjithashtu edhe për islamin radikal”, shtoi ai.
Vendet e Ballkanit kanë mbetur mes anëtarëve të BE -së , Greqisë dhe Hungarisë.
Kroacia dhe Sllovenia janë bashkuar tashmë NATO-s dhe BE-s, ndërsa Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, që të gjitha po ndjekin anëtarësimin në BE.
Që të gjashtë vendet e Ballkanit janë në faza të ndryshme të anëtarësimit në BE
Serbia synon të përfundojë bisedimet e pranimit në vitin 2019.
Megjithatë, pranimi i anëtarëve të rinj ka zhytur listën e prioriteteve të BE-së.
Diplomatët nga rajoni janë shprehur se ka ca kohë që Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tani, edhe në Shqipëri.
Rama tha se vendi i tij do të vazhdojë të hedhë hapa drejt pranimit në BE, por shprehu gjithashtu dyshimet mbi aftësinë e bllokut për të pranuar anëtarëve të rinj.
“Nuk ka të bëjë me faktin se sa kohë ne kemi ende nevojë, por me faktin se si Bashkimi Evropian do të vazhdojë të zhvillohet. Ndërkohë që ne jemi politikisht në formë mjaft të mirë, nga ana tjetër Bashkimi Evropian nuk është në momentin e tij më të mirë“.
Ndaje me miqte