Rama prezanton programin e qeverisë
Tribuna
12 Shtator 2017
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paraqitur para parlamentit programin e qeverisë socialiste për katër vitet e ardhshme.
Në qendër të këtij programi ai renditi rritjen ekonomike, kujdes më të madh social për fëmijët dhe të moshuarit, investime në shkolla e spitale dhe bashkëpunim ekonomik më të mirë me vendet fqinje.
Zoti Rama i bëri thirrje opozitës që të bëhej pjesë e disa reformave me rëndësi që lidhen me ekonominë, sistemin gjyqësor, integrimin europian, shkollimin e fëmijëve dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë, imazhin e Shqipërisë në botë.
“?ështjet që na bashkojnë janë më të mëdha se sa ato që na ndajnë”, - iu drejtua ai deputetëve të opozitës, duke kërkuar që kundërshtimet e saj të mos jenë “fluturake e mediatike”, por të jenë konstruktive dhe dobiprurëse për qytetarët.
Kryeministri Rama bëri thirrje që në parlament t'u jepej fund grindjeve të kota e të zhurmshme dhe të gjithë palët të përqëndrohen tek nevojat e qytetarëve.
Ndaje me miqte