Rama prezanton projektbuxhetin 2017
ATSH
02 Dhjetor 2016
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2017.
Rama u shpreh se “Projektbuxheti që sot do të votojmë në parim finalizon një përpjekje të vazhdueshme të këtij mandati qeverisës për të futur shtetin në shinat nga kishte dalë që kur ne morëm detyrën. Për të rritur fuqinë blerëse, financuar bindshem reforma të mëdha të viteve të fundit që kanë çelur rrugën e një ndryshimi rrënjësor. Buxheti është arritje shumë e rëndësishme. Një nga treguesit më kuptimplotë është spostimi i 100 milion dollarëve nga arka e buxheti i shtetit në buxhetin e familjeve. Kjo shifër nuk përfshin rritjen e rrogave të policisë së shtetit që në buxhetin e parë me 10 milionë dollarë”.
Duke folur për paketën fiskale në seancë parlamentare, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij në shërbim të qytetarëve kanë kaluar 540 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. “Kemi hequr gjysmë miliard dollarë për t’i kaluar nga duart e shtetit tek të qytetarëve. 540 milionë dollarë. Kjo shifër nuk përfshin rritjen e rrogave të Policisë së Shtetit që në buxhetin e parë me 10 milionë dollarë çdo 4 vjet, duke e çuar shumën totale në 580 milionë”, ka deklaruar Rama. Në të njëjtën kohë, ka shtuar kreu i qeverisë, qeverisë i është dashur të shlyej 720 milionë dollarë borxhe të fshehura që i gjeti kur mori detyrën.
“Na u desh të përballemi me një krizë të vërtetë financimi me kantieret e hapura në rrugë. Qeveria e vjetër thoshte kur ishte në pushtet se kishte bërë 10 mijë km rrugë, ndërsa tani në opozitë thotë se ka bërë 11 mijë, pra ka bërë edhe 1 mijë kur e kanë shkarkuar nga detyra. E vërteta është se ka bërë 1.744 km rrugë, jo 10 mijë dhe likuidoi vetëm 34 për qind të vlerës financiare të kontraktuar”, ka vijuar Rama. Ai ka theksuar se, buxheti i qeverisë së tij shmangu rënien në greminë të sistemit financiar të vendit dhe solli një rritje ekonomike të qëndrueshme. “Sot, nga një ekonomi që luahtej mes 0 dhe 1 për qind, këtë vit do të rritet me 3.3 dhe 3.5 për qind dhe do vazhdojë të rritet çdo vit. Me këtë buxhet jo vetëm rrisim rrogat dhe pensionet, por po financojmë reformat për modernizimin e shtetit, por përmirësojmë financat publike dhe stimulojmë mirëqeverisjen”, ka thënë Rama.
“Me këtë buxhet financojmë reformat si motorr i rritjes ekonomike. Hyjmë në një trajektore të uljes së borxhit publik. Kur erdhëm ën qeveri gjetëm 97% e taksapaguesve që kishin lakun në fyt të taksës së sheshtë. Qeveria e vjetër kërkon të rikthehet në pushtet dhe kërkon të rikthejë taksën e shehstë duke iu vënë sërish lakun në fyt 97% të taksapaguesve”, tha Kryeministri Rama.
Rama kujtoi borxhet e qeverisë së shkuar, sëbashku me fundin që kishin parashikuar për ekonominë dhe PS. Rama u shpreh i bindur se kjo qeveri do të prezantojë edhe buxhetin e pestë të saj.
“1.6 miliard dollarë të palikujduarn për rrugët. Po ju jap dhe një shifër tjetër meqe jemi tek gropat, për katandinë e doganeve dhe tatimeve.1.55 miliardë dollarë u munguan në 8 vjet qeverisje. E shtyu Shqipërinë një hap më shumë drejt greminës financiare. Tre buxhetet tona mundësuan shmangien e greminës, konsolidimin fiskal. Sot nga një ekonomi që luhatej me 0 dhe 1 përqind rritje kemi një ekonomi që këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5% dhe do vazhdojë të rritet. Miqtë tanë këtu në të djathtë i parashikuan Shqipërisë një skenar grek, fantazuan dhe deflacionin që u mbiu në gjuhë disa kohë që do rezultonte fatale për qeverinë dhe PS që do përfundonte si PASOK. Por ja ku është qeveria dhe ku do të jetë dhe sot një vit për të paraqitur buxhetin e pestë. Por le të qëndrojmë tek buxheti i katërt. Jo vetëm rrisim rrogat dhe pensionet por financojmë reformat. Hyjmë në trajektoren e një ulje historike të borxhit ekonomik, stimulojmë miqeverisjen duke vendosur qytetarin më në qendër se asnjëherë më parë”, tha Rama.
Më tej, Rama ka bërë të ditur edhe një risi që ka të bëjë sipas tij me shëndetësinë, e cila do t’u vijë në ndihmë qindra mijëra familjeve në nevojë. “Në këtë buxhet, nga fusha e shëndetësisë, duke e thelluar më tej reformën në shëndetësi, në 2017, ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme për plot 600 mijë shqiptarë, që janë të pasiguruar dhe deri më sot nuk kanë përfituar asgjë nga kjo listë. Nga janari ata do të rimbursohen plotësisht”, ka saktësuar Rama.
Sipas tij, kjo do të thotë se 8 milionë dollarë njerëzit në nevojë nuk do t’i shpenzojnë më për ilaçe, por do t’i mbajnë si kursime e që në total do të shkojnë në 384 milionë dollarë.
Duke qëndruar tek shëndetësia, Rama ka thënë se, qeveria do të investojë 3 për qind të GDP-së në këtë sektor, ose 52 milionë dollarë, nga të cilat 31 milionë do t’i investojnë kompani partnere
Ndaje me miqte