0030 210 33 18 483

Raporti i KLSHsë Basha: Nëse e ka seriozisht Rama të ndjekë penalisht abuzuesit

ATSH 31 Korrik 2017

Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera, është afro 600 milionë euro, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, Basha shprehet se ky është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit. Basha e konsideron ballafaqimin me qytetarët si komik, duke u shprehur se “Në shfaqjen e tij tragji-komike, Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën”. “Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtuesit e doganave, tatimeve dhe prokurimeve dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme”, shkruan Basha.

Ndaje me miqte