0030 210 33 18 483

Real M shkon Casillas vjen De Gea

11 Qershor 2015

ështje ditësh konsiderohet kalimi i portierit spanjoll David De Gea në radhët e Real Madridit. Sipas shtypit spanjoll, “los merengues” kanë rënë dakord t’i paguajnë Manchester United-it një shumë prej 25 milionë eurosh, që mund të arrijë dhe deri në 30 milionë. Pritet që ditët e ardhshme De Gea të shkojë në Madrid për të finalizuar kushtet e bashkëpunimit me Realin. Ky zhvillim koincidon me publikimet se portieri aktual i Realit, legjendari Iker Casillas do të largohet nga klubi madrilen. Sipas gazetës sportive spanjolle, AS, Casillas prej kohësh ka shprehur pakënaqësinë ndaj klubit ku kaloi gjithë karrierën e tij, që nga mosha 9 vjeç më 1990 e ku që prej 1999 ishte portieri i parë. Destincioni i ardhshëm i Casillas mund të jetë kampionati anglez, pasi Arsenal ka shprehur interesim për ta patur në radhët e veta 34 vjeçarin.

Ndaje me miqte