0030 210 33 18 483

Referendumi. &ldquoBarça&rdquo luan me dyer të mbyllura në Camp Nou

Tribuna 02 Tetor 2017

Lionel Messi ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Las Palmasit. Ndeshja u luajt me dyer të mbyllura, pra pa praninë e tifozëve, pasi federata spanjolle e futbollit nuk pranoi kërkesën e Barcelonës që takimi të shtyhej për pas referendumit të sa dielës. Të paktën 91 persona u plagosën pasi policia spanjolle përdori plumba gome për të penguar qytetarët katalonjas që të shkonin në qendrat e votimit të referednumit për pavarësinë e rajonit. Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu tha se klubi mori vendimin për të luajtur pas dyerve të mbyllura në Camp Nou, stadium me kapacitet 99.000 spekatatorë, në shenjë proteste kundër përdorimit të dhunës nga ana e policisë shtetërore. “FC Barcelona dënon ngjarjet që kanë ndodhur në shumë pjesë të Katalonjës sot në mënyrë që të parandalojë qytetarët e saj që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për shprehje të lirë”, thuhet në një deklaratë të FC Barcelona.

Ndaje me miqte