Referendumi kushtetues në Itali trampolinë e populistëve drejt pushtetit ?
AFP
02 Dhjetor 2016
Pas Romës dhe Torinos, pse jo Italinë. Populistët e Lëvizjes Pesë Yje (L5Y) tashmë në krye të tridhjetë qyteteve aspirojnë për një fitore të “Jo” në referendumin për rishikimin kushtetues, të dielën, duhe hedhur një hap më tej drejt ardhjes në pushtet.
Në rrugëtimin e saj të fundit, fushata është bërë më e papajtueshme mes udhëheqësit karizmatik të L5Y, humoristit Beppe Grillo dhe kryeministrit Matteo Renzi (qendra e majtë) ku palët paraqiten në nivel të barabartë në sondazhe.
Ndërsa tonet janë rritur mes dy politikanëve duke shkuar përtej etikës së mirësjelljes, Grillo e cilësoi Renzin “dosë e plagosur” nga sondazhet e pafavorshme, për të cilën kundërshtari i tij më i flaktë iu përgjigj duke përmendur skandale që dëmtojnë imazhin e integritetit të L5Y.
Themeluesi i saj nuk ka shqiptuar kurrë citime si “Ik mbushu” që ai i adresoi për herë të parë kastës politike me rastin e një tubimi të madh në 2007 që u kthye në tregues të lëvizjes.
Renzi ka negociuar duke sjellë këtë reformë me objektivin e vetëm për të ngadalësuar ndryshimet e shpeshta të qeverive në një shtet që ka njohur 60 të tilla prej 1946 dhe përshpejtuar procesin legjislativ duke kufizuar ndjeshëm kompetencat e Senatit.
Ndaje me miqte