0030 210 33 18 483

Refugjatët Greqia konsekuente kundrejt detyrimeve të saj ndaj Europës

19 Shkurt 2016

Objektivi kryesor i qeverisë greke është krijimi i një boshti të sigurtë bashkëpunimi për stabilitetin dhe paqen ne Mesdhe, i cili do të fillojë nga Izraeli, do vazhdojë në Qipro, në Greqi- dhe përse jo - edhe në veri drejt Bullgarisë dhe në jug drejt Egjiptit dhe Jordanisë, njofton zyra e shtypit dhe komunikimit në Ambasadëb e Greqiksë në Tiranë. Objektivat e boshtit të bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen ne Mesdhe, janë, nga njëra anë përballimi i terrorizmit, i fondamentalizmit islamik dhe i forcave që synojnë të destabilizojnë rajonin e Mesdheut Lindor, dhe nga ana tjetër krijimi i kushteve për siguri në rajonin e Lindjes së Mesme ku aktivizohen fondamentalistët islamikë dhe forca të tjera destabilizuese. Zgjidhja e problemit të refugjatëve ka të bëjë me krijimin e kushteve të sigurisë në rajonet nga nisin prurjet e refugjatëve dhe të emigrantëve, me qëllim që ata të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të zhvillohen ekonomikisht. Dy mënyrat kryesore për përballimin e krizës së refugjatëve, janë, nga njëra bllokimi i trafikut të naftës, të narkotikëve dhe të armëve, nga i cili financohen grupet destabilizuese në rajonet prej nga vijnë refugjatët; dhe nga ana tjetër, Turqia të respektojë rregullat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të bashkëpunojë, në mënyrë që të bllokohen të gjitha trafiqet e paligjshme nëpërmjet territorit të saj. Qëllimi i marrëveshjes që u arrit në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s është që prurjet e refugjatëve të izolohen brënda kufijve turq, si dhe kthimi në Turqi i të gjithë atyre që tentojnë të kalojnë. Përfundimi i ndërtimit të Hot Spot-eve dhe të Qëndrave të Rivendosjes, ka si qëllim regjistrimin dhe identifikimin e refugjatëve dhe të emigrantëve, në mënyrë që zhvendosja e tyre drejt Europës dhe drejt vendeve të tyre respektive, të bëhet me shpejtësi dhe në bazë të standarteve europiane dhe ndërkombëtare për sigurinë dhe të drejtat e njeriut. Të dhëna statistikore mbi prurjet e refugjatëve Në njoftimin për shtyp, ambasada greke jep edhe shifra zyrtare mbi prurjet e refugjatëve në Greqi, që kanë hyrë nëpërmjet Turqisë. Kështu, në vitin 2015: *Kaluan nga Turqia për në Europë më shumë se një milion refugjatë. *Që prej Korrikut, Roja Bregdetare Greke dhe Trupa Portuale shpëtuan mbi 100 mijë veta. *Nga këta, 10 mijë ishin fëmijë të pashoqëruar nga prindër. *Trupa Portuale dhe Roja Bregdetare Greke arrestuan 413 trafikantë refugjatësh Që nga 1 Janari 2016, kanë mbërritur në Greqi mbi 35.500 refugjatë. Hot spots-et Ecuria e punimeve në infrastrukturë tek 5 Hot Spot dhe në 3 Qëndra të Rivendosjes, nga 2/2/2016 deri në 15/2/2016 (14 ditë): Organi Qëndror Koordinues për Administrimin e Emigracionit në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, bashkëpunon me Ministrinë e Politikës së Emigracionit, me Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit, me Ministrinë e Transportit dhe të Infrastrukturës. Bashkëpunon gjithashtu me z.Maarten Verwey, Drejtor i Përgjithshëm i entit mbështetës të reformave strukturore në Bashkimin Europian, me Philippe Leclerc -Përfaqësues i UNCHR-së, me Buzëqeshjen e Fëmijës, me Shoqatën Psikiatrike Greke dhe me OJQ të linçesuara. Qeveria greke arriti, që brënda një periudhe kohore prej 15 ditësh, të ngrejë 8 qëndra rivendosjeje dhe hot spot në: Skisto, Dhiavata, Selanik, Lesbo, Hio, Samo, Lero dhe Kos, gjysma e të cilave, funksionojnë me pothuaj 100% të kapacitetit të tyre

Ndaje me miqte