0030 210 33 18 483

Remitancat në Shqipëri 75% vijnë nga Italia

ATSH 13 Tetor 2017

75 për qind e remitancave në Shqipëri vijnë nga Italia. Sipas të dhënave të Bankës Botërore që janë përpunuar nga Banka Qendrore Evropiane, vendi ynë ka varësinë më të lartë nga një shtet i vetëm. Ndërsa pjesa tjetër rreth 14 për qind, vijnë nga SHBA, 6 për qind nga Gjermania, 2 për qind nga Britania. Ekonomia shqiptare ka përqendrim të lartë me Italinë fqinjë si në drejtim të tregtisë së mallrave, shërbimeve dhe siç shihet së fundmi edhe të prurjeve nga emigrantët. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016.

Ndaje me miqte